“Shpresa është një mëngjes i mirë, por një darkë e keqe”, thoshte Fransis Bekon, por përveç shpresës ka ushqime që na bëjnë të ndihemi mirë nëse i konsumojmë gjatë vaktit të parë të ditës. Duhet të kini parasysh 7 gjetje shkencore për vaktin e mëngjesit.
Mos e anashkaloni! Sipas një studimi të publikuar nga Universiteti I Tasmanai (Australi) në revistën “American Journal of Clinical Nutrition” si fëmijët dhe të rriturit që nuk e konsumojnë mëngjesin, kanë prirjen për të ngrënë keq dhe për të bërë një jetë sedentare. Shfaqin nivele të larta të kolesterolit dhe të insulinës dhe për këtë priren për të patur diabet dhe kardiopati.
Peshë e ulur. Një studim tregoi se të rinjtë që hanin në mengjes drithëra kishin një raport bel/gjatësi më të ulët që është treguesi më i mirë i mungesës së mbipeshës dhe me një risk të ulët kardiovaskular. Sipas një studimi tjetër të kryer nga Universiteti i Scraton-it trepoi se drithërat e grurit ose misrit përmbajnë më shumë antioksidantë se çdo lloj tjetër mëngjesi.
Të qënit bashkë. Sipas një ankete të Onepoll, ngrënia bashkë e mëngjesit është më produktive se ato të mbasdites. 67% e subjekteve janë më të vëmendshëm gjatë mëngjesit.
Ushtrimet fillimisht. Një studim i Universitetit të Birmingamit, i publikuar në “Medicine & Science in Sports & Exercise” tregoi se digjen më shumë yndyrna kur ushtrohemi përpara se të konsumojmë mëngjesin. Kur hamë mëngjes dhe më pas kryejmë ushtrime fizike, karboidratete të tipit drithra, buka etj. ndërpresin metabolizmin e yndyrnave për 6 orë.
Nivel i ulur i plumbit. Një studim i Environmental Health Journal tregon se fëmijët që hanë mëngjes përditë kanë nivele të ulura të plumbit në gjak (15% më pak) se ata që e shmangin këtë vakt.
Dietë. Duhet konsumuar mëngjesi për të patur një rezultat pozitiv në rënien nga pesha. Sipa një studimi të qendrës së hulumtimeve biomjeksore në Pennington tregoi se ngrënia e vezëve në mëngjes të ndihmon në rënien midis 60 dhe 65% më shumë peshë tek subjektet që i nënshtrohen rënies nga pesha se sa ata që konsumojnë një lloj tjetër mëngjesi.
Mungesa e mengjesit shton duhanpirjen. Rezultatet vijnë nga European Journal of Clinical Investigation se anashkalimi i mëngjesit çon në mbi peshë me një prirje për duhanpirje, konsumim të majruanës dhe alkoolit.
Burimi: bota.al