Duhet të hani yndyra të shëndetshme. Shumë femra heqin yndyrat për të rënë në peshë, por nga kjo ju shkaktohen edhe dëme të tjera, si për shembull rënia e flokëve. Ju duhet të konsumoni yndyra të shëndetshme sepse ato luajnë një rol në ruajtjen e strukturës qelizore dhe të hormoneve dhe janë të rëndësishme për ndërtimin e muskujve. Tek yndyrat e shëndetshme përfshihen: salmoni, sardelet, arrat, avokado, vaj ulliri, vaj kokosi etj.
Mund të humbni yndyrat duke rritur masën muskulore. Shtimi i muskujve duke djegur dhjamin duket paksa i ndërlikuar. Ju duhet të ushqeheni mirë në mënyrë që muskujt tuaj të zhvillohen. Por përveç ushqimit duhet edhe të trajnoheni nëpërmjet ushtrimeve kardio. Shfletoni galerinë për të parë 6 mënyra të cilat do t’ju ndihmojnë për të rënë në peshë dhe për të fituar masën muskulore.