6 koktejet më të mira të verës!

Lifestyle

summer drinks

Ja disa nga koktejet më të mira të verës që do mund ti përgatisni vetë në shtëpi.

Kriteri i vetëm i listës së mëposhtme është se kremi i pijes duhet të jetë i balancuar me kujdes, duke përfshirë një frut dhe të shërbehet i ftohtë ose me akull.

Jose Cuervo

1. Jose Cuervo, Margarita e lehtë: Përqindja e alkoolit: 9.95%
Margarita e Lehtë, ka të njëjtën shije me origjinalin, por me më pak se 100 kalori për pije – 95 kalori për 4 oz nga kjo pije. Duke përmbajtur më pak kalori se pjesa më e madhe e verërave dhe birrave, ky produkt u ofron konsumatorëve një pije me pak kalori dhe të shijshme. Është pija më e shitur e këtij lloji në botë. Përbërësit e saj përshijnë një kombinim të manaferrës dhe boronicës, por dhe të shalqirit dhe limëtes.

Mojitio Bell A Beer Sheffield 1024x634

2. Kokteilet klasike Bacardi, Mojito e lehtë: Përqindja e alkoolit: 15%
Me më pak se 95 kalori për 4 oz nga kjo lloj pije, Mojito përbëhet nga sheqer i pastër i marrë nga kallami i sheqerit. Është një kokteil freskues që përfaqëson denjësisht shijen prej menteje origjinale, duke mos ju lënë përdoruesve të saj shijen e “rreme” të sheqerit, që përmbajnë pijet e tjera alkoolike. Udhëzimet që ofron Bacardi për këtë pije: Hidhni pijen në një gotë të gjatë të mbushur plot me akull. Vendosini limë dhe mente. Dhe në fund, shijojeni.

 

Royal Blush

3. Royal Blush
Royal Blush është një pije e frymëzuar prej koktejeve të shampanjës. Krijuesi i saj, Eben Friman, e ka krijuar të tillë që kur ajo të derdhet nga shishja në gotë të kthehet nga e gjelbër në rozë. Për t’u shërbyer mund të miksohet me verë të gazuar, vodka, lëng limoni, shurup, ose mund të zbukurohet me mente për t’i dhënë ndjesinë e freskisë.

Pina Colada

4. Pina Colada
Pina Colada, e famshmja dhe me e pëlqyeshmja, pija më popullore ka një përgatitje rumi, krem kokosi dhe lëng ananasi, shërbehet e përzier ose me akull. Ndihuni mirë këtë verë me koktejin e paharrueshëm, Pina Colada.

Bloody Mary

5. Bloody Mary
Bloody Mary është një pije e veçantë, që nuk mund të konsumohet masivisht për shkak të përbërjes së saj. Ajo përmban zakonisht vodka, lëng domateje dhe erëza të tjera të miksuara me lloje të ndryshme salcash, selino, ulli, kripë, piper i zi dhe lëng limoni. Konsiderohet si kokteji më i ndërlikuar ndër të gjithë të tjerët.

El Diablo

6.El Diablo
El Diablo është një mit që thyen frikën në zemrat e atyre që e provojnë. Të çmendurit pas kësaj pije adhurojnë tërësinë e shijeve që ajo ka, përmban tekila, krem, limon dhe është e spërkatur me birrë ose limonadë xhenxhefili.