5 hile të vogla që do t’ju ndihmojnë çdo ditë kur bëni make-up

Lifestyle

akepiss
1.Ripërdorimi i furçës së rimelit: Nëse keni gjetur furcën perfekte për qerpikët tuaj dhe nuk keni mundësi të blini sërisht të njëjtin rimel, thjesht përdorni furçën e rimelit që keni me një rimel tjetër. Efekti do të jetë i njejtë pasi furça luan rolin kryesor në formën e qerpikëve.

make1

2.Miksoni BB cream me highlighterin tuaj: Të gjithë dëshirojmë një lëkurë të freskët, të lëmuar, natyrale dhe me shkëlqim. Për këtë gjatë ditës miksoni BB cream me highlighterin tuaj (liquid) dhe përhapeni në fytyrë. Do të shikoni një rezultat shumë natyral dhe mbresëlënës. Në verë kjo hile e vogël ju mbron edhe nga rrezet e dëmshme të diellit.

make1

3.Përdorni primerin e toneve të syve për hundën: Po, mund ta bëni dhe efekti është shumë i dukshëm. Nëse vendosni primerin e toneve të syve në hundën tuaj përpara se të vendosni fondatinën, atëherë yndyra nuk do të shfaqet në sipërfaqe dhe make upi do të zgjasë më shumë orë në fytyrën tuaj.

make1

4.Coconut Oil për make up-in kundra ujit: Kur jemi me pushime, ose në ditët me shi na duhet të përdorim nje make up rezistent ndaj ujit. Por ,kur kthehemi në shtëpi dhe duhet ta heqim, fillon sfida e vërtetë. Ka një zgjidhje shumë efikase për këtë “problem”. Coconut Oil! Merrni një tampon pambuku dhe vendosni një sasi të vogël të coconut oil. Do të shikoni që tamponi do të përthithë make upin si magnet!

make1

 

5.Tharëse flokësh për qerpikë të përthyer:Të përdorësh një përthyes qerpikësh nuk sugjerohet shpesh pasi kjo i dobëson ata madje mund t’i këpusë.Tharësja e flokëve mund të zëvendësojë kthyesen e qerpikëve.Për këtë mjafton ta drejtoni me gradacion të ulët drejt qerpikëve tuaj pak pasi keni vendosur mascarën.

make1