Ka shumë arsye pse duhet të konsumoni “smoothie”. Ai rekomandohet për çdo vakt të ditës në mëngjes, drekë apo edhe gjatë një pushimi pasdite. Të gjithë e dimë se frutat janë një pjesë e rëndësishme e vaktit për t’u furnizuar me antioksidantë, vitamina dhe yndyra të shëndetshme. “Smoothie”-t mund t’i konsideroni edhe si një mënyrë për të zhvilluar imagjinatën e për të qenë krijues mbi shijen, përveç faktit se ju ndihmojnë të humbni në peshë.
Këtu janë pesë arsye pse “smoothie”-t rekomandohen të jenë pjesë e dietës suaj.
Mësoni të arrini balancën.Duhet të dini se nuk është thelbësore të përfshini të gjitha frutat në një gotë. Si rregull rekomandohet të përzihen një filxhan me fruta dhe dy gota lëng me perime, si spinaq ose kale, pasi kështu arrihet objektivi kryesor për të bërë përzierjen e duhur të vitaminave dhe ngjyrës. Konsumimi i “smoothie”-t lufton sëmundjet kardiovaskulare dhe zvogëlon rrezikun ndaj kancerit.
Në një farë mënyrë ndërtojeni atë. Proteinat dhe vitaminat duhet patjetër të jenë në shumicë në përzierje. Mund ta merrni nga shumë varietete, si bizelet, soja, e bardha e vezës, produkte të cilat me të vërtetë duhet t’i provoni. Rekomandohen 25-30 gramë proteina në një gotë.
Yndyra. Është e rëndësishme të dini se disa vitamina merren nga prania e yndyrës. Vitaminat A, D, E dhe K janë të gjitha të pranishme në yndyra. Kikirikët dhe frutat e thata kanë yndyrë, por duhet t’i përfshini, ashtu si edhe avokadot, të pasura me vlera ushqyese.
Mbusheni me proteina. Mos harroni që ngjyra jeshile mbetet prioritet duke eksperimentuar me barëra dhe erëza në përzierjen tuaj. Xhenxhefili, për shembull, ka shumë vlera ushqyese dhe rekomandohet të përdoret.
Merrni fuqi. Pasuria me fotonutrientë, antioksidantë dhe vitamina duhet të jetë patjetër pjesë e çdo vakti tuaj. Por përfitime mund të merrni edhe nga disa produkte pluhur si kakaoja. Merrni fuqi në vetëm një gotë, pini shëndetshëm.