5 gjëra që duhet të bëni çdo ditë për të rënë në peshë

Lifestyle

ytuy

Instruktori i famshëm Harley Pasternak, i cili ka stërvitur Lady Gaga-n, Megan Fox, Katy Perry, Halle Berry ka bërë një listë me 5 gjërat më të rëndësishme që duhet të bëni gjatë ditës për të rënë në peshë. Kjo nuk ka lidhje as me dieta strikte, as me ushtrime, janë vetëm disa gjëra që ju duhet t’i përfshini në rutinën tuaj.

Bëni ecje

Sipas tij, njerëzit për të humbur peshë duhet të bëjnë 10 000 hapa në ditë, ndërkohë që pjesa më e madhe e njerëzve bëjnë vetëm 4000.

2. Flini 7 orë gjatë natës

Kur flini më pak gjumë prodhohet më pak hormonin leptin i cili ju ndihmon të digjni yndyrat. Në qoftë se ju flini më pak, digjni më pak yndyra dhe hani më shumë sepse nuk keni sinjalin e ngopjes.

3. Ushqehuni me proteina dhe fibra

Duhet të hani 3 vakte dhe 2 vakte të ndërmjetme. Ushqimet duhet të përmbajnë proteina, fibra dhe yndyra të shëndetshme. Konsumoni perime, drithëra dhe fruta.

4. Bëni ushtrime rezistence

Pasternak rekomandon të paktën 5 minuta në ditë të bëni disa ushtrime rezistence, gjithashtu mund të bëni joga, pilates ose pesha. Ushtrimet e rezistencës ju ndihmojnë të digjni kalori, të mbroni kockat, të zhvilloni metabolizmin dhe të humbisni yndyrat e pashëndetshme.

5. Shkëputuni nga teknologjia për një orë gjatë ditës

Drita blu që vjen nga telefonat dhe tabletat është duke luajtur me trurin tonë, sepse ju jeni të fokusuar gjithë kohën pas pajisjeve teknologjike. Por sipas Pasternak në qoftë se keni një kontakt të vazhdueshëm me to mund t’ju shkaktojnë probleme me tiroidet dhe pagjumësinë.