Stilimi i flokëve nuk është përherë i thjeshtë, sidomos kur duam t’i bëjmë kaçurrela. Ka disa detaje që iu pengojnë të realizoni kaçurrelat perfekte.
1.Temperatura e mashës, nuk duhet të jetë në maksimum.
2.Pasi bëjmë një seksion me mashë, mos e lini atë të lirë por mbajeni pak me dorë.
3.Zgjidhni mashën me madhësinë e duhur për flokët tuaj. Sa më e madhe të jetë, aq më të mëdha do të dalin kaçurrelat.
4.Përdorni llak. Sugjerohet ta përdorni vazhdimisht nëpër seksionet e flokëve.
5.Përdorni spray për mbrojtjen e flokëve nga nxehtësia.