Për t’u kthyer në formë, së pari është e nevojshme të qëndroni larg gabimeve tipike të dietave të imporovizuar nga vetë ju. Ndonjëherë i privojmë vetes disa gjëra me mendimin se po dobësohemi, por në fakt po bëjmë më tepër keq se sa mirë, pasi ato gabime mund të na shtyjnë ta braktisim shpejt dietën. Dieta duhet të na qëndrojë si njjë veshje e masës sonë, e kalibruar, duke marrë parasysh kushtet e shëndetit, nevojat dhe stilin personal të jetës. Ja 5 gabime tipike që na bëjnë të braktisim dietën:
Nuk i përdorni mëlmesat
Shpesh i hani sallatat pa i marinuar dhe kjo është diçka që nuk e kënaq shijen. Vaji i ullirit kur përdoret pa e ekzagjeruar, është i shkëlqyer për dietën. Erëzat gjithashtu janë zëvendësuese të shkëlqyera të kripës dhe sheqerit.
E ekzagjeroni me lëngjet dhe frutat e shtrydhura
Frutat në versionin lëng ose të shtrydhur furnizojnë trupin me sheqerna të thjeshta që organizmi i asimilon shpejt krahasuar me frutat e plota, të cilat janë të pasura me fibra dhe na bëjnë të ndihemi të ngopur e të mos biem në kurthe të tilla.
Zëvendësoni vaktet me një sallatë frutash
Të hash drekë ose darkë vetëm një sallatë frutash rrit rrezikun të keni sulme urie në orët e mëvoshme. Sheqernat e thjeshta të sallatës mund t’ju japin energji të menjëhershme, por rrisin gliceminë dhe stimulojnë sulme urie të papritura. Gjithashtu nuk sigurojnë një vakt të plotë sepse nuk përmbajnë proteina, karbohidrate komplekse dhe yndyra të dobishme.
Hani vetëm një sallatë
Sallata jeshile, rukola, radikio janë sigurisht të shëndetshme sepse i sigurojnë trupit vitamina, minerale dhe antioksidantë të çmuar. Gjithashtu, janë një burim i mirë fibrash. Por ngrënia vetëm e perimeve nuk do t’ju ndihmojë të dobësoheni. Është ideale t’i kombinosh me proteinat e peshkut, mishit të bardhë dhe karbohidratet komplekse si drithërat integrale të cilat na mbajnë të ngopur dhe i sigurojnë organizmit energjinë e nevojshme për të funksionuar mirë.
E keni me nxitim në tavolinë
Ngrënia e vakteve shpejt na bën të jemi më pak të ngopur dhe na shtyn të hamë sasi më të mëdha ushqimi. Duhet që çdo kafshatë të përtypet mirë, në mënyrë që t’i marrim sinjalet e ngopjes në kohën e duhur.