5 filmat që çdo femër duhet të shikojë

Lifestyle

ikiuiki

Ka disa filma që duhet t’i shikojë çdo femër që ndjek modën.
Disa janë të rinj, disa janë klasik, por secili prej tyre ka një histori të mrekullueshme dhe janë tepër frymëzuese.
Kështu që nëse do të keni një mbrëmje me filma me miqtë ose ju duhet që të kaloni kohën gjatë një mbrëmje pushimesh, ne iu japim disa sygjerime se çfarë mund të zgjidhni.
1.The Intern
Anne Hathaway luan rolin e Jules Ostin themeluesen dhe presidenten e “About The Fit”, një saj te veshjeve online me qendër në Brooklyn, Nju-Jork. Ajo mendon se mund ti bëjë të gjitha, por stresi nga investitorët dhe bashkëshorti i saj e mbingarkon. Ajo punëson 70-vjeçarin Ben Whittaker,rolin e të cilit e luan nga Robert De Niro, i cili rregullon gjithçka.
2.The September Issue
Ky dokumentar i filmuar në 2009-n, shkon në prapaskenat e produksionit të revistës Vogue në Amerikë për numrin e shtatorit 2007. Në industrinë e modës, shtatori është një nisje e një viti të ri në kalendar. Filmi përfshin editoren e Vogue dhe shefen, Anna Winter si dhe drejtorin kreativ, Grace Coddington. Ky film ju sjell një shikim nga brenda të punës së vështirë dhe dedikimit në një nga revistat më të mëdha të modës në botë.
3.Advanced Style
Ari Seth Cohen, fotograf i stilit të rrugës dhe Lina Plioplyte drejtore, përfshijnë shtatë femra të jashtëzakonshme në këtë film. Nju-Jorku mban disa nga femrat dhe meshkujt më me stil në botë, por jo të gjithë prej tyre janë aq të rinj sa mendoni. Këto shtatë femra janë mbi 60 vjeçe dhe të fiksuara me të gjitha gjërat e modës. Ky film na tregon edhe se si të përballemi me moshën.
4.Breakfast At Tiffany’s
Me shumë mundësi një nga filmat më të preferuara në të gjitha kohërat, fituesi i çmimit “Oscar” përfshin yllin e bukur dhe ikonën e modës, Audrey Hepburn si Holly Golightly. Ajo dashurohet me një mashkull të ri Paul Varjak (George Peppard). Çifti i ri shijon skenën e Nju-Jorkut, ndërsa romanca gjen rrugën e saj.
5.Dior and I
Kjo është historia e brendshme e Raf Simmons dhe e pozicionit të ri si drejtori kreativ i shtëpisë së modës “Christian Dior”. Ky film ndjek për tetë javë Simmons, i cili do të krijojë të gjithë koleksionin e tij për Dior. “Dior and I” është “must” për t’u parë!