4 yndyrna që të zbukurojnë

Lifestyle

olive

Fjala “yndyrë“ shqiptohet me frikë dhe zakonisht e lidhim me ushqimet e shpejta dhe kilogramët e padëshiruar. Megjithatë, yndyrnat në vetvete nuk janë të dëmshme për shëndetin dhe, për më tepër, mund të kenë cilësi të rëndësishme që shtojnë bukurinë tuaj.

Ka shumë njerëz, qoftë me kilogramë tepër apo qoftë në peshën e tyre ideale, që vazhdojnë të blejnë ushqime “pa yndyrë” në kërkim të një jete të shëndetshme. Por po mashtrohen, pasi këto produkte janë të ngarkuara me sheqerna të rafinuara dhe kanë më tepër yndyrë se sa tregojnë .

Përtej luftës ‘fat free’, është më mirë të përqëndrohemi tek çfarë është vërtetë e rëndësishme: cilat yndyrna janë të mira për shëndetin. Yndyrnat janë absolutisht të domosdoshme për të qenë të bukur dhe të shëndetshëm. Ndihmojnë në mirëqenien e lëkurës, lubrifikojnë artikulacionet dhe mbrojnë membranat qelizore nga radikalët e lirë.

Ekzistojnë tre lloje yndyrnash:

Të ngopurat: të pranishme te ushqimet me origjinë shtazore, produktet e qumështit dhe vaji i arrës së kokosit. Në varësi të strukturës mund të jenë të dëmshme ose jo për shëndetin.

Të pangopurat: të ashtuquajturat yndyrna “të shëndetshme”.

Yndyrnat ‘trans’: janë yndyrna të pangopura të hidrogjenuara dhe lidhen me problemet kardiovaskulare. Janë të dëmshme për shëndetin dhe gjenden te brumërat industriale dhe ushqimet e përpunuara.

Yndyrnat e shëndetshme që duhet t’i përfshijmë patjetër në dietë janë ato të pangopurat, por nuk duhet të kalojnë më tepër se 15% të kalorive të përditshme:

1. Avokado. Shembulli perfekt se si një ushqim i pasur me yndyrna mund t’iu ndihmojë të bini në peshë. Rekomandohet të konsumohet gjysmë kokrre në ditë.

2. Arra e kokosit. Ky ushqim nuk është frut, por një farë. Arra e kokosit përshpejton metabolizmin, redukton problemet kardiovaskulare dhe ka cilësi antivirale dhe antimikotike. Moda e fundit është përdorimi i vajit të arrës së kokosit për të hequr grimin.

3. Ullinjtë. Burim vitamine E, riparon indin lidhor dhe sistemin e qarkullimit. Për më tepër, përmban skualen, një substancë që e bën lëkurën të lëmuar dhe stimulon sistemin imun.

4. Farat dhe frutat e thata. Përmbajnë sasi të mëdha lëndësh ushqyese.

Gastronomi Këshilla

Gesht
Cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë në vjeshtë?
Njësoj si ndryshojmë garderobën, ka ardhur momenti për të ndryshuar edhe përmbajtjen e frigoriferit.Që nga data 22 shtator, ora 16:21, jemi z …

Gastronomi Këshilla

14466277 1110427999041330 1112115480 o
10 zakonet më të këqija gjatë gatimit
Kur bëhet fjalë për gatimin, mund të keni disa zakone të këqija për të cilat as nuk jeni në dijeni. Një pjesë e tyre iu pengojnë të arrini pe …

Gastronomi Këshilla

Leteralumin
Letër alumini apo film transparent, çfarë është më mirë?
Shpesh në sirtarët e kuzhinës kemi letër alumini dhe letër filmi transparent. Por, kur vjen momenti për të mbështjellë një ushqim, dyshojmë ç …

Gastronomi Këshilla

Sandwich
3 këshilla të rëndësishme për të përgatitur një sanduiç të shijshëm mëngjesi
Merrni një moment kohë dhe mendoni për sanduiçin e mëngjesit. Nëse e bëni me bukë, çfarë lloji pëlqeni? Me çfarë e mbushni? A fusni mish, vez …