Ankuesit
Në të gjithë kemi nevojë për një krah ku të shfryhemi ndonjëherë. Mirëpo, ka disa meshkuj që janë profesionista për ankesa dhe çdo gjë e bëjnë dramatike në jetë. Ata nuk mund të jenë të lumtur pasi gjithmonë do të viktimizohen për jetën e tyre të “vështirë”. Nëse shoqëroheni me një mashkull që vetëm ankohet, herët apo vonë do të bëheni edhe ju e tillë.
Meshkujt “fëmijë”
Ne të gjithë jemi paksa fëmijë brenda vetes dhe kjo gjë është në rregull. Mirëpo, tek disa njerëz, fëmija brenda vetes ndikon në zhvillimin e personalitetit të të rriturit. Prandaj, është e rëndësishme ta dini se meshkujt e tillë duhet t’i mbani larg. Ata nuk do të rriten kurrë.
Pages: 1 2