4 llojet e partnerëve nga të cilët duhet të rrini larg!

Lifestyle

partnere
Kur filloni të shoqëroheni me dikë, ju besoni se partneri juaj është perfekt, por ajo periudha romantike mes jush mbaron shpejt dhe ju e shikoni më qartazi se kush është ai në të vërtetë. Si rregull këta lloje partnerësh nuk i pëlqejnë vajzat e komplikuara, por nuk kanë çfarë të bëjnë me këtë gjë. Bright Side na tregon 4 llojet e partnerëve që duhet të shmangni:

I dashuri që ka varësi

Një marrëdhënie me një person që vuan nga varësia ndaj alkoolit, drogës apo çdo vesi tjetër të dëmshëm është e komplikuar dhe aq e lodhshme. Kjo lidhje ju shkatërron juve, prandaj duhet të largoheni nga ai njeri.

Abuzuesit

Jo të gjithë meshkujt në fillimet e lidhjes tregojnë karakterin e tyre të vërtetë. Në fillim mund të duken të qetë dhe të lezetshëm, por më vonë ata bëhen agresivë dhe ju ndryshon humori papritur. Kushtojini vëmendje veprimeve dhe fjalëve të partnerit tuaj. Duhet të dini me patjetër edhe vetëvlerësimin e tyre. Njerëzit që kanë vetëvlerësim të ulët ndonjëherë bëhen agresiv ndaj jush. Por çfarë të bëni në këtë rast? Pyesni partnerin tuaj, për marrëdhëniet që ka pasur në të kaluarën. Nëse ai flet keq për të dashurat që ka pasur, atëherë ta dini se po shoqëroheni me një abuzues.