4 këshilla si të ndihmoni trupin të detoksikohet

Lifestyle

detox21.jpg

Çfarë kanë të përbashkët njerëzit e shëndetshëm?

Fillimisht ata dinë të kufizojnë veten kur bëhet fjalë për ushqimin, si dhe produktet irrituese për stomakun, si alkooli dhe kafeina, ushqimet që shkaktojnë inflamacion, si sheqernat e produktet e përpunuara etj.

Por edhe nëse nuk hani në mënyrën perfekte gjatë një dite, mund të zgjidhni gjëra të vogla për të lënë mëlçinë tuaj, filtruesin natyral të trupit, të bëjë punën e vet. Funksionimi i duhur i mëlçisë çon në uljen e akumulimit të produkteve toksike në inde. Mjaftojnë vetëm këto veprime të thjeshta.

1.Limoni në mëngjes
Sapo të zgjoheni, pini një gotë me ujë dhe limon të shtrydhur. Kjo do t’i sigurojë trupit tuaj elektrolitet hidratuese në formën e kaliumit, kalciumit dhe magnezit. Ne dehidratohemi gjatë natës ndërkohë që trupi ynë përkujdeset për detoksicimin. Lëngu i limonit ndihmon mëlçinë tuaj të prodhojë më shumë enzima, të cilat ndihmojnë në tretje dhe në pastrimin ndaj toksinës. Limoni përmban vitaminën C, një antioksidant i fuqishëm që na mbron nga radikalet e lira dhe në forcimin e sistemit imunitar.

2. Bëhuni elastikë

Bëni ushtrimet e jogas. Qëndrimi drejt dhe ulur ndihmon në procesin e detoksikimit dhe stimulon tretjen. Stresi është një nga faktorët që pengojnë proceset e mësipërme. Kështu që çlirojeni mërzinë dhe merrni frymë thellë, në mënyrë që të relaksoni muskujt dhe zgjeroni diafragmën.

3. Konsumoni brokoli

Brokoli ndihmon në uljen e inflamacionit, që lidhet direkt me sëmundje të zemrës, diabetin dhe sëmundje të kancerit. Duke mbushur pjatën tuaj me produkte të pasura në squfur, si qepë, hudhra, brokoli, kale e zarzavate të ndryshme, ju i bëni një të mirë organizmit tuaj. Këto produkte janë të pasura me antioksidantë që ndihmojnë trupin në luftën me toksinën.

4. Pini çaj

Çajrat përmbajnë një lloj “qumështi” të bimës nga e cila prodhohen, i cili ndihmon mëlçinë në funksionet e saj duke ulur kështu praninë e toksinës në inde. Barishtet e mbrojnë trupin nga dëmtime qelizore, forcojnë muret qelizore dhe stimulojnë riparimet e indeve. Shmangni çajrat që ju premtojnë frenimin e oreksit sepse do t’ju shkaktojnë efekte anësore, si dhimbje koke dhe ankth.

dietox-detox-dieta.jpg