11 karakteristikat e femrave të prirura për dashuri të gabuar

Lifestyle

dating wrong guy

Dashuritë, shpesh, bëhen toksike për arsye të ndryshme; vjen një moment kur bëhet e dukshme që janë kthyer në të dëmshme e megjithatë, shumë njerëz vazhdojnë t’i jetojnë sepse nuk mund të bëjnë dot ndryshe. Ato që i ruajnë me kokëfortësi, pavarësisht realitetit, janë kryesisht gratë. Pse? Sepse kanë nevojë të dëshpëruar për t’u ndjerë të dashuruara.
As gratë nuk janë perfekte, bëjnë edhe ato gabime! Një ndër ta është edhe nevoja për siguri përmes dashurisë. Pikërisht këtu është gabimi sepse e kërkojnë përmes një dashurie të ‘çfarëdoshme’. Humbasin kohë, energji dhe vëmendje pas burrave të gabuar. “dashuria” që ato kanë në mendje nuk ekziston, është për një burrë ‘fantazmë’ të cilin e shpikin në kokë e po për këtë fantazi dëshpërohen, meditojnë e sajojnë gjithëfar strategjish për të joshur e për të tërhequr vëmendje. Presin të marrin dashuri nga një dashuri që, në fakt, nuk është!
Janë disa arsyet që i shtyjnë gratë drejt burrit të gabuar dhe në shumicën e rasteve nuk janë as të vetëdijshme për to. Nëse lidhja juaj ‘jeton’ apo ngjizet prej një nga arsyet e mëposhtme dhe nëse arrini të ndërgjegjësoheni në kohë, mund të shpëtoni:
1. Dua gjithmonë njeriun e gabuar
2. E dua për ta shpëtuar
3. Jam në kërkim të dashurisë së madhe
4. E kam mbyllur me dashurinë
5. Dashuroj nga frika e vetmisë
6. Ndihem e tradhëtuar
7. E përdor dashurinë vetëm për siguri
8. Dua në mënyrë posesive
9. Dashuroj dhe bëhem e varur
10. E ndiej që është i duhuri
11. Ku kam gabuar?

Burimi: Living.al