10 receta të shijshme që i mësuam duke ndjekur me fëmijet “Masha dhe Ariu”

Lifestyle

Ndër të tjera, dy personazhet e dashur të Tring Tring, “Masha dhe Ariu” na mësuan edhe disa receta shumë të shijshme. Kështu, fëmijet tuaj do të mbarojnë të gjithë pjatën, ashtu si Masha. Shihni më poshtë cilat janë 10 recetat e dy personazheve vizatimorë.

Para se t’ju flasim për ushqimet, ju tregojmë pak për çajin e famshëm të Ariut. Në fakt, termi i duhur është samovar, i cituar shpesh nga Dostojevski dhe në romanet ruse në përgjithësi. Në Rusi, kultura e çajit është edhe më e rëndësishme se në vendet anglosaksone: ajo daton në shekullin e shtatëmbëdhjetë. Por si përgatitet çaji në një Samovar? Brenda enës ka një tub që përmban një lëndë djegëse – qymyr druri. Ai ka për qëllim mbajtjen ngrohtë të ujit. Kryesisht ai përdoret për çaj të zi dhe në fund sigurisht ëmbëlsohet me pak sheqer.

Mannaya kasha

Është një lloj qulli shumë popullor kryesisht në kohën e Bashkimit Sovjetik. Ai përgatitet me qumësh, gjalp, sheqer dhe bishtaja. Një pjatë e thjeshtë por aq e dashur nga Masha!

Wonton dhe pel’meni

… ose ndryshe një qese me mish. Me këtë ushqim, i urojnë Masha dhe Ariu mirëseardhjen mikut të tyre nga Kina, pandës së vogël. Kjo pjatë gatuhet me mish viçi ose derri, qepë, piper. Serviret si shoqëruese për një supë por gjithashtu mund të konsumohet me pak mustardë ose salcë kosi.

Marmeladë me mjedër

Konsiderohet si një ilaç të ftohtit, së bashku me çajin e pashmangshëm. Ka receta të ndryshme por në bazë është lëngu i mjedrave, sheqeri dhe uji. Konsumohet edhe si pije.

Salcice ruse

Diçka është e sigurt: në frigoriferin e ariut ka gjithmonë salçiçe. Ato përgatiten me mish derri ose viçi, hudhër, kripë dhe piper.

Mjaltë dhe biskota

E dini si përgatiten biskotat e famshme të Ariut? Ja përbërësit: miell, mjaltë, gjalpë, sheqer, vezë, limon, kanellë dhe xhenxhefil.

Borsc

Në një nga episodet e serialit jeni prezantuar me një supë që ka gjithçka: tranguj, domate, karrota, kërpudha, madje edhe kone pishe. Natyrisht një supë e tillë nuk ekziston në realitet: por ngjyra e kuqe kujton boršč, supë me panxhar, lakër, patate, perime të tjera dhe mish.

Carpa

Ariu është një peshkatar i aftë dhe sa herë kap ndonjë krap, receta është e njohur! Piqet në furrë me salcë kërpudha dhe salcë kosi.

Kungull

E mbani mend rekordin e vendosur nga Masha dhe Ariu në prodhimin e kungujve? Në Rusi, kungulli është një nga perimet më të përdorura. Zakonisht gatuhet në furrë duke i hedhur një shumëllojshmëri erëzash.

Karota

Kopshti i Ariut ka shumë karrota dhe një mori recetash përgatiten me to, kujtojmë këtu karrota me me xhenxhefil apo me krem kosi.