10 gjërat që nuk dinit rreth detoksit

Lifestyle

yeryeryereyr

 

Dieta detoks ka për qëllim të pastrojë trupin nga efektet negative të kimikateve industriale, pesticideve, tymit, ndotësve të tjerë dhe metaleve. Ky pastrim bëhet për veshkat, zorrën e trashë dhe organet e tjera që shtyjnë kimikatet dhe toksinat jashtë trupit tuaj.

Sistemi detoks ka qenë një element kryesor, por detoks nuk  quhen vetëm lëngjet mikse që ju ndihmojnë të humbisni peshë. Çfarë do të thotë detoks? Pse duhet ta bësh dhe si të pastrosh trupin?

Detoksi është një nga mënyrat më të mira për të mbajtur mendjen dhe trupin të shëndetshëm. Ju lehtëson nga dhembjet e kokës, forcon thonjtë, mbron trupin nga reaksionet alergjike dhe nxjerr nga trupi drogat dhe kimikatet. Disa përfitime të tjera të dietës detoks janë pastrimi i gjakut dhe lehtësimi i varësisë nga substanca si sheqeri, nikotina, kodeina ose alkooli.

Programet e shkurtra të detoksit mund të përfshijnë lëngje 24 orëshe terapi të trajtimit toksologjik, spastrim të zorrës së trashë, pastrimin e lëkurës dhe injeksionet intravenoze.

 

fdbdbdsdcdc

Programet afatgjata të detoksit përfshijnë dieta të pasura me karbohidrate, fruta, perime çaj bimor dhe vitamina për të nxjerrë jashtë tokstina. Ushtrimet si joga mund t’ju ndihmojnë në rregullimin e stresit dhe nivelet e energjisë. Si terapi alternative mund të provoni akupunturën, meditimin ose hidroterapinë, duke bërë 5 minuta një dush të nxehtë dhe 30 sekonda me ujë të ftohtë.

Trajtim detoksi në kushte shtëpie. Përpara se të nisni trajtimin detoks në kushte shtëpie duhet të konsultoheni me mjekun për të marrë trajtimin dhe regjimin e duhur.

Dieta detoks me mollë. Për tri ditë duhet të hani 6 mollë, çdo 4 orë, në ditë. Molla shërben për të pastruar organizmin tuaj.
Dush me kripë. Uji i ngrohtë me kripë heq toksinat nga trupi dhe ju ndihmon t’i nxirrni ato nëpërmjet djersës. Kripërat natyrore ndihmojnë për të pastruar zorrën e trashë.
Si të bëni një lëng detoks? Shtoni një limon në ujin që pini, agrume dhe fruta si limoni përmbajnë një formë të pastër të acidit citrik i cili tret yndyrat në trup.
Sheqeri detoks. Njerëzit përdorin sheqerin detoks për të qëndruar larg ëmbëlsirave, por është më mirë që ata të marrin sheqerin nëpërmjet frutave.
Pilulat detoks. Shumë kompani ofrojnë pilula detoks për të pastruar sistemin imunitar.

fdsfdsfdsdffb