10 gënjeshtrat e mëdha të palestrës

Lifestyle

gym

“Kthimi në palestër” pas pushimeve është një nga rutinat më të vështira për t’u rifilluar. Por, cilët janë dhjetë mitet e mëdha të ‘fitness’-it.

Sa më shumë djersit, aq më tepër dobësohesh. Kjo është diçka e pavërtetë. Kur djersit, trupi ynë humbet ujë që do e rikuperojë kur të pijmë sërish. Prandaj, është e kotë të mbulosh trupin me qese apo veshje neopreni që nuk bëjnë asgjë përveç se mund të vënë në rrezik shëndtin tonë.

Të bësh streching është gjithmonë diçka e mirë. Jo tamam. Është diçka e mirë nëse bëhet në momentin e duhur. Për shembull, duhet të shmangim tërheqjen kur jemi pa nxehmje apo kur muskuli është i dëmtuar. Nëse bëjmë streching e bëjmë për të relaksuar muskulin pas stërvitjes, jo për ta stresuar më tepër.

Të bësh squat rrit volumin e ijëve. Squat-i është një ushtrim perfekt për të ngritur vithet, por jo për të zgjeruar ijët.

Nëse pi ujë gjatë stërvitjes do fryhesh nga gazrat. Gazrat shkaktohen, ndërmjet të tjerash, nga fluksi i çrregullt i gjakut dhe oksigjenit. Kështu që, marrja e lëngjeve gjatë stërvitjes nuk do ndikojë te rendimenti.

Të stërvitesh me pesha të bën mashkullore. Shumë vajza i kanë frikë stërvitjet me pesha pasi mendojnë se do përfundojnë me pamjen e Schwarzenegger. Por nuk është kështu. Është shumë e vështirë që muskujt e tu të rriten deri në atë pikë. Me stërvitjen me pesha arrihet një figurë më e qëndrueshme dhe e tonifikuar.

Proteinat. Nuk janë as aq magjike sa mendojnë disa, dhe as aq të dëmshme sa mendojnë disa të tjerë. Sigurisht që ndikojnë në përmirësimin e muskulaturës, por nuk e rrisin vëllimin e saj nëse nuk kombinohen me faktorë të tjerë.

Nëse dua të bie në peshë nuk duhet të konsumoj yndyrna. Është e rëndësishme të diferencojmë mes yndyrnave të këqija apo trans dhe yndyrnave të shëndetshme. Tek të parat hyjnë ushqimet e përpunuara, ndërkohë që të dytat përfshijnë frutat e thata, farat, avokado dhe arra e kokost. Këto të fundit janë shumë të domosdoshme për funksionimin e trupit.

Ushtrime abdominale për të pasur një bark të sheshtë. Ushtrimet abdominale ndihmojnë në forcimin e kësaj zonre, por jo në zhdukjen e dhjamit. Për këtë, është e nevojshme të ruhet regjimi ushqimor.

Të stërvitesh esëll të dobëson. Kur zgjohemi nga gjumi, trupi i ka ezauruar rezervat e glikogjenit gjatë natës, duke i dhënë përparësi përdorimit të yndyrnave si lëndë djegëse. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se digjen më tepër yndyrna krahasuar me një stërvitje normale. Nëse do të dobësohesh, është e mira të konsumohen dy mëngjese, një i lehtë përpara stërvitjes dhe një pas, i pasur me proteina.

Nuk mund të ngre pesha nëse kam skoliozë. Falco. Dakord, është e vërtetë se aktivitete si joga apo noti janë më të rekomandueshme, por peshat mund të kontribuojnë në forcimin e muskulaturës së trungut.