10 dobitë shëndetësore të limonit

Lifestyle

limo2

Limoni mund të cilësohet si fruti më e mirë. Të mirat që ai përmban për kujdesin ndaj shëndetit dhe pamjes nuk kanë të krahasuar me asnjë ilaç në botë.

Më poshtë ju njohim me 10 dobi shëndetsore që kemi falë përdorimit të limonit.

1. Tretja: Përziej disa prerje limoni me ujë dhe pijë këtë çdo mëngjes për të ndihmuar tretjen gjatë tërë ditës. Limoni stimulon mëlçinë dhe kjo ndihmon tretjen.

2. Gjakderdhje e Hundës: Kjo djeg paksa, por lëngu i limonit në një tampon pambuku apo në një leckë të butë kur aplikohet në hundë që gjakon ndihmon që të ngadalësohet dhe eventualisht të ndalohet rrjedha e gjakut.

3. Diuretike: nëse vuan nga ndonjë infeksion i traktit urinar, apo ke nevojë të zvogëlosh lëngjet në trupin tuaj për çfarëdo arsye (sikur shtypja e lartë e gjakut, zemër të zmadhuar, etj.), limoni është diuretik natyral dhe ndihmon që ju të largoni ujin e padëshiruar. Thjesht përgatitu që të shkosh më shpesh në tualet!

4. Antiseptik: lëngu acidik i limonit vret bakteret e dëmshme, e kjo e bënë limonin antiseptik natyral që mund ta aplikosh në çarjet (prerjet) e vogla dhe për infeksione tjera. Prapë po ju them se kjo dhemb apo me fjalë tjera djeg pak. Dhe mos përdor limon për infeksionet e mëdha apo prerjet e mëdha, jo për shkak se limoni është i rrezikshëm sepse nuk është, por për shkak se nevojitet trajtim mjekësor për to.

5. Pastrues fytyre: Lëngu i limonit ndihmon të luftoni rrudhat, aknet, puçrrat e bile edhe piklat. Përziej lëngun e limonit me pak vaj ulliri në një got të vogël me ujë, e këtë apliko në fytyrë. Kjo jo vetëm që ju bënë lëkurën më të shkëlqyer por gjithashtu largon ndyrësirat dhe grimin.

6. Kujdesi i Gojes: hedh pak leng limoni në një shtupë pambuku dhe apliko në mishin e dhëmbëve që rrjedh gjak për të ndalur gjakderdhjen e mëtutjeshme. Limoni gjithashtu ndihmon që ti dhuroj gojës një ndjenjë freskie, lufton bakteret dhe ju mundëson të keni erë goje të freskët. Gjithashtu, beso ose mos beso, kur aplikohet në dhëmb që dhemb ndihmon që të zvogëloj dhimbjen.

7. Zvogëlon temperaturën: ka dy mënyra që limoni mund të përdoret kur dëshirojmë të ulim temperaturën. Njëra është që të pish ujë me limon. E tjetra zgjedhje edhe mirë është të blini apo maroni balsam limoni e më pas ta aplikosh në trup, kryesisht në ballë. Balsami nga limoni ndihmon trupin që të djersitet dhe nxjerr temperaturën me djersë, cilëndo temperaturë të shkaktuar nga cilado sëmundje.

8. Shtypja e Gjakut: Për shkak të sasisë së lartë të potasës që ka limoni, ky frutë është i mirë për uljen e shtypjes se larte te gjakut. Kjo është për shkak se potasa vepron kundër sodiumit.

9. Depresioni: pirja e lëngut të limonit të përzier me ujë disa herë në ditë njihet që krijon efekt qetësues, relakson trupin dhe kështu ndihmon në lehtësimin e depresionit dhe stresit.

10. Antioksidant: E gjithë ajo vitamine C që gjendet në limon bën disa mrekulli në trupin tuaj si pastrimin e gjakut dhe ndihmon që të keni sistem imunitar më të fortë. Gjithashtu studime të ndryshme mjekësore kanë treguar se përdorimi në sasi të larta të vitaminës C ndihmon në luftë të shumë sëmundjeve serioze si kanceri dhe semundaje e zemres e shume tjera