Zhdukja e yllit ‘përbindësh’ shokon shkencëtarët: “Kjo do të ishte…”

Kuriozitete

Shkëlqimi i objektit mund të ketë “humbur” sepse është errësuar nga re pluhuri. Sipas austronautëve ylli gjigant ndodhet 75 milion vite dritë larg galaktikës Kinman Dwarf, në yjësinë e Ujorit.
Astronomët janë shqetësuar nga zhdukja e një ylli gjigand që ata kishin vëzhguar. Ata pretendojnë ylli ka rënë  se  për të formuar një vrimë të zezë, pa shpërthyer në një supernovë.

Nëse kjo do të ishte e saktë, ky do të ishte shembulli i parë i një objekti kaq të madh yjor që humb në këtë mënyrë. Por, sipas një studimi të Shoqërisë Mbretërore Astronomike, ekziston edhe një mundësi tjetër. Shkëlqimi i objektit mund të ketë “humbur” sepse është errësuar nga re pluhuri. Sipas austronautëve ylli gjigant ndodhet 75 milion vite dritë larg galaktikës Kinman Dwarf, në yjësinë e Ujorit.

Ai i përket një lloji të njohur si një variabël e ndritshme blu, që është rreth 2.5 milion herë më e ndritshme se Dielli. Yjet e këtij lloji janë të paqëndrueshëm, ata tregojnë ndryshime drastike në sasinë e dritës së emëtuar, apo gjatësinë e valëve.

Midis 2001 dhe 2011, ekipe të ndryshme të astronomëve studiuan yllin masiv, duke arritur në përfundimin se ai ishte në një fazë të vonë të evolucionit. Galaktika Kinman Dëarf është shumë larg për astronomët  që të shohin yjet përkatës të saj , por ata mund të zbulojnë gjurmët e disa prej tyre.

“Ne u befasuam kur zbuluam se ylli ishte zhdukur. Do të ishte jashtëzakonisht e pazakontë që një yll kaq masiv të zhdukej pa prodhuar një shpërthim të ndritshëm të supernovës”, tha njëri prej astronomëve.

Vëzhgimet më të vjetra duket se tregojnë se ylli po përjetonte shpërthime gjigande, në të cilat materiali humbet nga ylli. Këto mendohet se janë ndalur diku pas vitit 2011.

Yjet me dritë të ndryshueshme blu si kjo janë të prirur për shpërthime të tilla gjatë gjithë jetës së tyre. Ata bëjnë që ylli të humbasë masën dhe të çojë në një kulm dramatik në shkëlqim.

Shpërthimet mund të kenë rezultuar në ndryshimin e dritës së ndritshme blu në një yll më pak të ndritshëm, i cili gjithashtu mund të fshihet pjesërisht nga pluhuri. Ndërsa mundësia e dytë është që ai të jetë kolapsur e të ketë krijuar një vrimë të zezë, pa prodhuar një shpërthim të supernovës.

“Kjo do të ishte një ngjarje e rrallë. Ky do të ishte zbulimi  i parë i drejtpërdrejtë i një ylli të tillë përbindësh që i jep fund jetës së tij në këtë mënyrë. Ne mund të kemi zbuluar një nga yjet masivë të Universit lokal që zhduket kaq butësisht brenda natës”, tha bashkautori i studimit, Jose Groh.