Zgjidhni një trekëndësh të vetëm dhe të zbuloni një tipar të fshehtë të personalitetit tuaj

Kuriozitete

trekendeshi

Loja e mëposhtme nuk është e panjohur për ju pasi në Tring keni bërë shumë të tilla. Mjafton të zgjidhni një trekëndësh dhe të lexoni se çfarë fsheh ajo figurë në dukje e pakuptimtë për karakterin tuaj. 

Nëse zgjodhët trekëndëshin e parë jeni njeri me qëllime të qarta në jetë dhe nuk ka asgjë që t’ju shpërqëndrojë nga objektivat tuaja.Jeni të vëmendshëm ndaj detajve dhe kjo gjë ju bën të jeni paksa kritikë sepse jeni gjithnjë në kërkim të përsosmërisë.

Nëse zgjodhët trekëndëshin e dytë do të thotë që ju jeni një njeri që vlerësoni ndershmërinë më shumë se çdo gjë. Jeni një njeri besnikë, optimist dhe shumë i vendosur.

Trekëndëshi i tretë u përket njerëzve intelektualë, racionalë që vënë logjikën në punë për çdo situatë. Vendosni logjikën përpara ndjenjave ndaj njerëzit ju drejtohen shpesh me etiketime si zemërgur, njeri robot etj.

Trekëndëshi i katërt tregon se ju jeni një njeri pasionant dhe shumë kokëfortë! Duket sikur jeni e kundërta e trekëndëshit të tretë. Jeni njeri që nuk e humbisni përqëndrimin lehtë dhe do të bënit gjithçka vetëm që të përmbushnit ëndrrat dhe qëllimet tuaja.

Trekëndëshi i pestë Jeni një njeri i shoqërueshëm që jo vetëm di të dëgjojë shumë mirë, por jep gjithashtu këshilla po aq të mira. Vlerësoni miqësitë e vërteta dhe do të sakrifikonit nevojat tuaja vetëm që ato të njerëzve të dashur të plotësoheshin.