Joseph Campbell, një shkrimtar dhe studiues amerikan, ka krijuar një test që iu ndihmon të zbuloni më tepër rreth vetes. Sipas tij, ajo çka iu tremb më shumë, mban thesarin që iu realisht kërkoni. Kështu që zgjidhni një nga fotot, dhe na lejoni t’iu tregojmë çfarë iu duhet për të qenë të lumtur.
1. Kush ka frikë shpellën e akullit, do të thotë se po kërkon ngrohtësi emocionale. Mund t’iu shkojë çdo gjë mirë në jetë, e njihni mirë veten dhe nuk përjetoni ankth, por keni frikë nga vetmia, zhgënjimi apo mërzitja. Thesari që po kërkoni në shpellën e akullt është dashuria.
2.Tuneli i tmerrshëm, tregon se ke nevojë të nisësh një kapitull të ri. Uji i turbullt simbolizon errësirën në mendjen tënde që duhet pastruar. Ju duhet vetë-vlerësim, për të gjetur dritën që qëndron në fund të tunelit.
3.Nëse keni zgjedhur opsionin e tretë, do të thotë që jeni të mërzitur. Jeta juaj ka ngecur dhe prisni dëshpërimisht për dikë që të vijë t’iu shpëtojë dhe ta ndryshojë atë. Keni nevojë për një udhëtim dhe të kaloni kohë jashtë rutinës suaj duke mësuar e shijuar gjëra të reja.
4. Strofulla iu frikëson? Kjo ndodh pasi ju kërkoni patjetër të dini çdo gjë në jetë. Mund të jeni shumë në rregull me familjen apo punën, por doni patjetër të keni sigurinë e asaj çka doni nga jeta dhe realizimin e saj. Praktikisht, nuk jeni të bindur nëse keni gjetur akoma apo jo kuptimin e jetës.
5.Ndërtesa e braktisur zgjidhet kryesisht nga njerëzit e fortë, të zgjuar dhe me aftësi të mira analitike. Keni morale të larta, por ajo çka po kërkoni është kënaqësia emocionale.
6.Shtëpia duket e tmerrshme apo jo? Kjo, sepse jeni njerëz me zemër të madhe, bujarë, të thjeshtë e të ndershëm. Doni të mbroni njerëzit e afërt dhe jenpni gjithçka për ta. Shtëpia e prishur lidhet me frikën që keni se mos nuk arrini dot ta bëni këtë gjë, pra të mos jeni të aftë të ndihmoni personat e zemrës. Gjëja që kërkoni është pasuria, e cila në një farë mënyre iu jep sigurinë për të plotësuar kërkesat e të dashurve tuaj.
7.Nëse ju frikësojnë shkallët, ju kërkoni një jetë plot emocione dhe gëzim. Keni tendencën të udhëtoni shpesh. I trembeni tmerrësisht shumë vdekjes dhe e vetmja gjë që kërkoni është shëndeti. Duhet të bëni më tepër kujdes për veten dhe të ndryshoni pak stilin e jetës.
8.Frika nga dera ngjyrë blu e rrethuar me gurë të mëdhenj, simbolizon dëshirën për të lënë pas gjithçka nga e kaluara. Jeni persona të qëndrueshëm dhe arrini çdo objektiv që keni. Por, ajo çka iu mungon është rehatia.