Zgjidh një objekt dhe zbulo se çfarë fsheh subkoshienca jote…

Kuriozitete

objekte
Kur mësojmë më shumë rreth subkoshiencës tonë dhe mënyrës sesi ajo funksionon, mësojmë edhe shumë mënyra të tjera sesi mund ta përdorim atë dhe të jetë më e dobishme për ne.
Përkrenaren ose librat
Për natyrën impulsive që ke nuk mendohesh mjaftueshëm për të marrë vendimet në jetë. Nuk bën zgjedhjet e duhura në jetë por ama je i gatshëm për të përjetuar eksperienca unike. Mbase je akoma duke kërkuar qëllimin për të cilin ke ardhur në këtë botë.
Çekiçi apo maskat
Nëse zgjodhe çekiçin, je një person i cili nuk ka frikë të luftojë për gjërat që do dhe të punojë për objektivat e tij. Ke kurajo për të marrë vendime të vështira kur është e nevojshme. Ke ide të qarta mbi atë që do dhe lufton deri në fund për ta marrë.
Maskat
Nëse zgjodhe maskat shpesh për ty është e vështirë për t’u shfaqur ashtu siç jeni përpara të tjerëve, mbase kjo prej frikës së refuzimit ose sepse nuk dini sesi të menaxhoni emocionet tuaja. Mos kini frikë. Nuk duhet të izoloheni, ju meritoni më shumë sesa një jetë në izolim.
Boja
Nëse zgjodhe bojën do të thotë që je një person shumë kreativ, që është besnik i zemrës së tij dhe kërkon që të sjellë sa më shumë paqe dhe lumturi përreth tij, edhe pse jo gjithmonë funksionon.
Rrota
Nëse bëre këtë zgjedhje jeton në një rutinë që jo gjithmonë të bën të lumtur. Mundohu të gjesh aktivitete të cilat të motivojnë dhe të bëjnë më të lumtur.
Salsiçet
Ke nevojën për vëmendje, për të dalë gjithëmonë i pari, për të qenë ndryshe nga të tjerët.
Rrjetat
Mund të jesh një person shumë i mbyllur që nuk di të krijojë marrëdhënie të shëndetshme me këdo që të rrethon.
Fshesa
Fshesa tregon nevojën për të pastruar zemrën, mendjen dhe ndjenjat. Jeta jote ka nevojë për organizim dhe progres.
Karrigia
Kjo zgjedhje tregon për nevojën që keni për të pushuar, për të rikuperuar energjitë e humbura.