Pavarësisht se mund të jemi shumë të ndërgjegjshëm për qëllimet, objektivat apo dëshirat tona në jetë, thellë brenda nesh egziston përherë diçka që ndoshta nuk kemi guxim ta themi me zë të lartë. Këto 3 letra, përfaqësojnë dëshirat e fshehta që kemi në shpirt. Cilëndo të zgjidhni, do të merrni një mesazh special.
Letra 1
Nëse zgjodhët letrën e parë, do të thotë që keni shumë ekuilibër dhe jeni shumë të drejtë. Jeni person që i mendoni shumë thellë gjërat dhe e përshkoni rrugët tuaj me shumë përgjegjësi dhe etikë. Por shpesh, fokusoheni më tepër tek të tjerët sesa tek vetja. Dëshira juaj është që të filloni t’i jepni pak më tepër prioritet vetes, duke kërkuar hapsirë për gjërat që iu bëjnë vërtet të lumtur dhe iu kompletojnë. Nuk duhet të ndryshoni atë që jeni, apo të mos merakoseni për të tjerët. Duhet thjesht të përforconi lidhjen me vetveten, për të qenë në rrugën e duhur.
Letra 2
Dëshira juaj e vërtetë është të arrini të keni admirimin dhe respektin e personave që iu rrethojnë. Për këtë, ju punoni çdo ditë me veten tuaj, duke iu dedikuar 100% çdo aktiviteti që kryeni. Megjithatë, jeni të pasigurtë dhe frika se mos dështoni, iu pengon të ecni përpara. Duhet të vini në zbatim planet tuaja, pas sabotuar vetveten nga pasiguritë. Përpiquni të rrezikoni, pasi ndryshe nuk fitoni dot gjë.
Letra 3
Keni ndjesinë se jeni shumë të lidhur me çdo gjë që iu rrethon. Kjo është normale, pasi çdokush krijon lidhje me gjërat e përditshme apo personat që takon. Por, është e nevojshme të jeni të hapur edhe ndaj ndryshimeve. Dëshira juaj është që të tentoni të dilni nga kjo “zonë konforti” që keni krijaur dhe të njihni persona të rinj, të provoni eksperienca të reja. Keni shumë potencial dhe bota është e mbushur me mundësi të pafundme, provoni t’i eksploroni. Kur të tregoheni më të hapur ndaj tyre, do shikoni që do keni një jetë më pozitive.