Ngjyrat siç dihet mund të thonë shumë përsa I përket personalitetit të një njeriu.
Portokalli
Nëse ke zgjedhur gjethen portokalli, do të thotë që je gjaknxehtë, optimist dhe shumë ekstrovert. Cilësohesh si një person I shoqërueshëm, argëtues dhe shumë tërheqës. Ngjyra portokalli do të thotë që jeni një person shumë social dhe që mund të bëheni lehtësisht pjesë e cdo grupi.
E kuqe
Nëse ke zgjedhur ngjyrën e kuqe, tiparet që të përkasin janë: Optimist, Ekstrovert, Kurajoz, Pasionant
Ty të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes, je shumë energjik dhe arrin të transmetosh emocione në çdo gjë që bën.
Jeshile
Nëse ke zgjedhur ngjyrën jeshile, nënkupton që ti je një person praktik dh eke një dashuri të madhe për natyrën.
Ti je një person I ekuilibruar që përpiqet t’I mbajë gjërat nën kontroll. Cilësoheni si një person fantastic për t’u patur afër në momente të vështira.
E zezë
Nëse ke zgjedhur ngjyrën e zezë, kjo do të thotë që prestigji dhe statusi janë shumë të rëndësishme për ty.
Je I pavarur dhe e ke gjithmonë situatën nën kontroll.
Është shumë e rëndësishme të bësh kujdes pasi ke aftësinë të intimidosh njerëzit me mënyrën tënde të të vepruarit.
Kafe
Nëse ke zgjedhur ngjyrën kafe, do të thotë që je I ndershëm dhe me këmbë në tokë.
Personat si ju konsiderohen persona të besueshëm, shumë të shoqërueshëm, të përgjegjshëm si dhe I merrni shumë seriozisht objektivat tuaja.
E bardhë
Nëse ke zgjedhur ngjyrën e bardhë, do të thotë që po kaloni një periudhë tranzicioni në jetën tuaj. Kjo periudhë mund të zgjasë me javë apo dhe muaj të tërë. Përsa I përket tipareve të peronalitetit, domethënë që ti je një persona I pastër dhe I padjallëzuar. Me pastërti mund të përmendim dhe faktin që jeni të fiksuar pas higjenës.
E verdhë
Nëse ke zgjedhur ngjyrën e verdhë, karakterizoheni nga rrezatimi, buzëqeshja dhe lumturia.
Je shumë kreativ por shpesh je dhe mbi re. Ke nevojë për njerëz rrotull që të të sjellin me këmbë në tokë.
Zakonisht je shumë kritik me veten, aq sa të kërkosh perfeksionin.
Blu
Nëse ke zgjedhur ngjyrën blu, do të thotë që jeni një person konservator dhe shumë I besueshëm.
Nuk je tip impulsiv apo spontan, zakonisht mendohesh shume para se të flasësh apo të bësh diçka.
Je shumë I sinqertë dhe I merr shumë seriozisht përgjegjësitë e tua.
Ngjyra blu në personalitetin tënd, nënkupton që ke një nevojë paqeje dhe qetësie pergjate çdo dite të jetës tënde.