Zgjidh një nga ëngjëjt dhe zbulo këshillën që ka për ty!

Kuriozitete

engjejtt
Ëngjëlli 1
Duaj veten! Dashuria për ty është fondamentale. Nëse do me të vërtetë, fal dhe pranon. Kur ti ndjen një dashuri të pakushëtzuar për veten e ndan dhe me të tjerët, pasi ti udhëhiqesh nga ndjesitë. Urrejtja ashtu si dashuria, vjen nga brenda, ndaj të duhet të bësh kujdes sepse edhe doza më e vogël e urrejtjes mund të ta shkatërrojë energjinë pozitive që mbart brenda vetes.
Ëngjëlli 2
Bëj atë që të pëlqen! Kënaqësia/ Lumturia është energji e cila lidhet pozitivisht me dashurinë. Të gjithë kanë si objektiv në jetë të bëjnë gjëra që u sjellin lumturi. Kur bën gjëra që të pëlqejnë, ndaje atë energji me të tjerët.Kur ti e kalon ditën me stress apo me energji negative, ndikon shumë dhe tek rrethi yt shoqëror, ndaj për të mirën tënde përpiqu të bësh vetëm gjëra që të bëjnë të lumtur.
Ëngjëlli 3
Ndal konfrontimin! Kur konfrontohemi me të tjerët, pavarësisht se nuk duam, ndjesitë tona ndryshojnë. Konfrontimi shkakton stress, ngritje zëri.. etj që cojnë në energji negative dhe e bëjnë jetën më të vështirë.E vetmja gjë në të cilën duhet të përqendrohesh është vetja jote, pasi je perfekt ashtu siç je. Lejo që të inspirohesh nga të tjerët por kurrë të kundërtën pasi ti as që e ke idenë më të vogël se çfarë qëllimesh mund të qëndrojnë prapa atyre personave që të influencojnë me energji negative.
Ëngjëlli 4
Kërko qetësi! Qetësia fillon nga vetja jote. Kur je I qetë, ti I jep pozitivitet dhe qetësi dhe njerëzve pranë teje. Këtë qetësi mund ta fitosh përmes meditimit, Yoga, kreativitetit, ushtrimeve fizike,.. etj.Të gjitha këto do të të ndihmojnë që të gjesh qetësinë që të duhet brenda vetes.