Zbuluesi i ADN­së shet Nobel­in për të mbijetuar

Kuriozitete

spot34500-42850-zbuluesi i and se shet nobel in per te m

Ishte viti 1953 kur, James Watson zbuloi strukturën e dyfishtë helikoidale të ADN­së, prandaj 9 vjet më vonë, së bashku me kolegët e tij, Britaniku, Francis Crick dhe Maurice Wilkinson, u vlerësuan me çmimin Nobel në biologji. Por tani në moshën 86­vjeçare, i ndodhur në kushte të mjerueshme jetese, shkencëtari i madh amerikan është i detyruar të nxjerrë në shitje medaljen e Çmimit Nobel, pasi ekonomia e tij është përkeqësuar shumë. Ndërkohë shtëpia e famshme e shitjeve “Christie”, ka nxjerrë në ankand medaljen, e cila mendohet se do të kapë vlerën e 2.2 milionë dollarëve. Medalja është e përberë prej 175 gramë flori 18 karatesh e veshur me flori 24 karatesh. Ajo ka një diametër prej 66 mm. Kjo gjendje e mjerueshme e tij, vjen si rezultat I disa deklaratave të nxituara të tij, të cilat janë konsideruar të padrejta dhe antishkencore. Në vitin 2007, në një interviste për “Sunday Time” tha se zezakët janë më pak inteligjentë se sat ë bardhët. Kaq i është dashur të thotë, që ta largojnë nga bordet shkencore, në të cilat ai ishte pjesëmarrës dhe rrjedhimisht edhe nga të gjitha honorarët që lidheshin me to.