Binjakët
Këtë muaj do të jetoni çdo moment, duke menduar se çdo veprim i juaji do të këtë pasoja. Të këshillojmë që të kesh kujdes para se të thuash fjalën duhet ta mendosh disa herë në mënyrë që të mos shkaktosh dëme të pashlyeshme. Ky muaj do të jetë rasti perfekt për t’u vënë sërish në kontakt me miqtë e harruar.
Ujori
Ky muaj do të jetë për ju. Do të mund të shëroni shpirtin nga disa plagë të kaluara dhe në fund do të vendosni se çfarë do të bëni. Do të bëhesh gati për të marrë vendime të cilat do të ndryshojnë drejtimin e jetës.
Peshorja
Ky muaj për të lindurit e shenjës së Peshores do të jetë një muaj shumë i frytshëm. Ata do të fillojnë që t’i shohin gjërat në mënyrë pak më të qartë dhe do ta përdorin këtë për të hapur horizonte të reja. Mbaj mendjen e hapur dhe çdo gjë do të shkojë mirë.