
Sipas një studimi, njerëzit me flokë të kuqe, janë më ”superiorë” se të tjerët. Edhe pse faktikisht janë persona të cilët shumë shpesh bien pre e bullizmit dhe përbëjnë vetëm 2% të popullsisë, genet e tyre janë më superiore se të të tjerve. Ja disa sekrete të tyre:

Toleranca më e lartë e dhimbjes.
Kërkimet shkencore tregojnë se për shkak të mutacionit në gjenin MCR1, që është përgjegjës për ngjyrën e kuqe të flokëve, gratë flokëkuqe kanë një tolerancë 25 % më të lartë sa i takon dhimbjeve.

Më pak nevojë për vitaminë D.
Ndërsa ne të vdekshmit e tjerë mundohemi të përfitojmë nga rrezet e diellit sa herë që na jepet mundësia, të lindurit flokëkuqë për shkak se flokët e tyre prodhojnë vetë Vitaminë D, kanë nevojë për fare pak rreze dielli.

Të ndjeshëm ndaj kohës.
Në 2005, Universiteti i Lousville gjeti se geni MCR1 i bën ata më të ndjeshëm ndaj të ftohtit dhe të nxehtit.

Më të ndjekur në reklama.
Në 2014 një studim tregonte se flokëkuqët ishin të pranishëm në 30% të reklamave në prime time. CBS i promovon shpesh ato në spotet e saj publicitare. Prandaj të gjithë flokëkuqët duhet të ndihen me fat. Ata janë unikë.
 
										
						 
										
						