Zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 23-28 mars!

Kuriozitete

Dashi: Ky ka qenë një muaj mjaft i lodhshëm për ju. Keni vuajtur shumë për dashurinë, por situata ende nuk po merr për mirë. Mbase disa gjërave duhet t’u hiqni vizën. Kështu do të keni mundësi që t’ia nisni nga e para. Në aspektin profesional pritet që kjo të jetë një javë mjaft pozitive.  Datat 23 dhe 25 mars janë më të mbarat për të përfunduar një projekt të rëndësishëm.

Demi: Kjo do të jetë një javë vendimtare për sa u përket ndjenjave. Në fundjavë, përkatësisht në datat 27 dhe 28 mars do të arrini të bëni për vete një person të veçantë për ju. Mos lini takime të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën për të hënën më datë 22 mars, pasi ajo do të jetë dita më negative e javës. Hëpërhë kushtojini më shumë rëndësi jetës personale, për të tjerat ka kohë.

Binjakët: Java do të fillojë me probleme që të hënën më datë 22 mars. Hëna e vendosur në pozicion të pafavorshëm nuk premton asgjë të mirë. Tregoni kujdes në gjithçka që bëni dhe mos e humbni përqendrimin nga gjërat e rëndësishme. Sido që të jetë, kjo periudhë do të mbarojë shpejt. Edhe në dashuri duhet të bëni kujdes, sidomos ditën e shtunë më datë 27 mars. Partneri do t’ju vërë në dukje një problem që do t’ju shkaktojë nervozizëm.

Gaforrja: Më fund filloi një javë e mbarë për ju miq të Gaforres. Do të keni fat nga e hëna në të diel, sidomos në sferën e dashurisë. Më datë 24 dhe 25 mars mund të bëni plane për të ardhmen në çift. Mbase mund të mendoni për martesë apo të filloni bashkëjetesën. Në aspektin profesional nuk pritet që të keni të reja. Bëni kujdes më datë 27 që të mos i prishni punë një kolegut tuaj.

Luani: Venusi do të kthehet nga shenja juaj. Në fillim të javës situata nuk pritet të jetë fort e mirë në aspektin profesional. Keni pritshmëri se gjithçka do të shkojë mirë, por realiteti është krejt ndryshe nga ç’jua kanë përshkruar. Do të keni tensione në marrëdhënien me partnerin, sidomos në fundjavë në datat 27 dhe 28 mars. E megjithatë, fati do t’ju ndihmojë,  por bëjini sytë katër që të mos ju shpëtojnë rastet e favorshme.

Virgjëresha: Paratë do të vazhdojnë të jenë një problem për ju. Jeni në kërkim të një pune tjetër, krahas gjërave që po përpiqeni të ndryshoni në jetën personale. Por është e kotë, vështirësitë ekonomike do të jenë në rend të ditës. Në datat 23 dhe 25 mars mund të merrni një telefonatë që do t’ju vërë në siklet. Shtrëngoni rripin dhe jepini vetes forcë. Prilli do të sjellë risi në jetën tuaj.

Peshorja: Ashtu si gjatë ditëve të kaluara, edhe gjatë kësaj jave do të keni ndryshime në jetën sentimentale. Hëna do të kthehet në pozicion të favorshëm. Për beqarët parashikohen njohje të reja, sidomos ditën e premte më datë 26 mars. Edhe në aspektin profesional pritet që të keni risi. Shumë shpejt do të mund të vini në zbatim një projekt me të cilin po merreni që prej disa javësh.

Akrepi: E hëna e datës 22 mars do të jetë një ditë me fat për të lindurit nën shenjën e Akrepit dhe shumë çështje do të marrin rrugën e zgjidhjes. Në fillim do të bëheni nervozë për shkak të një problemi burokratik, por java në vazhdim do të jetë e mbarë. Në datat 26 dhe 28 mars do të keni tensione në familje. Akuza është gjithmonë e njëjta, se nuk gjeni kohë për ta. Mundohuni të bëni një kompromis dhe t’u kushtoni vëmendjen që meritojnë.

Shigjetari: Gjatë këtyre kohëve keni pasur një marrëdhënie të tensionuar me partnerin. Tashmë duhet të bëni të pamundurën që t’i kushtoni vëmendje. Një mbrëmje e kaluar në shtëpi, për shkak të periudhës që po përjetojmë, apo një dhuratë që mund t’i bëni do të ndikonte për mirë në lidhjen tuaj. Të mërkurën më datë 24 mars, një telefonatë do t’ju bëjë nervozë. Ruani qetësinë dhe keni për ta parë se gjithçka e ka një zgjidhje.

Bricjapi:
Kohët e fundit keni qenë paksa të mërzitur. Shkak për këtë mund të jetë Hëna e vendosur në pozicion të pafavorshëm, e cila nuk ju dhuron atë magjinë që jeni mësuar të keni në jetën tuaj. Të martën më datë 23 mars do të keni mosmarrëveshje në punë. Fundjava do të jetë gjithsesi e mbarë. Do të arrini të përfundoni detyra të rëndësishme dhe për këtë meritë ka partneri që ju ka qëndruar pranë në periudha të vështira. Por mos u kënaqni me pak.

Ujori: Pritet që kjo të jetë një javë shumë e vështirë për Ujorët. Përkushtimi dhe angazhimi nuk bëjnë për ju. Tani më shumë se kurrë do të ndërgjegjësoheni për këtë. Kujdes me mënyrën si do të reagoni nëse një ish i dashur do të dojë të kthehet te ju. Xhelozia do t’ju errë sytë dhe do të bëni akuza të panevojshme në adresë të tij. Në aspektin profesional do të merren disa vendime, por jo gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Projektet apo kontratat e rëndësishme lërini për më vonë.

Peshqit: Më në fund do të merrni lajme të mira. Po përballeni me një periudhë të vështirë dhe tani do të ndërgjegjësoheni se sa shumë ju do një person i afërt. Një lajm i mirë nga puna do të ndikojë që të jeni në humor të mirë për gjithë javën. Edhe në dashuri do t’ju ecë mbarë dhe do t’ju zgjohen sërish ndjenjat për partnerin. Ka ardhur koha që të bëni plane të reja së bashku.