7.Peshorja: Të lindurit nën shenjën e Peshores kanë kaluar një vit të vështirë gjatë 2017-ës ku krahas probleme shëndetësore, jo rrallëherë janë përballur edhe me tradhëtinë e njerëzve të tyre më të dashur. Mirëpo situata gjatë 2018-ës duket e paqtë dhe e mbarë. Do të merrni një lajm shumë të rëndësishëm gjatë majit, i cili lidhet me shëndetin. Sakaq për shumë Peshore që janë akoma single, korriku dhe gushti janë muajt idealë për të gjetur dashurinë e madhe e të vërtetë, kështu që bëhuni gati.
8.Akrepi: Njëlloj si Peshorja, edhe Akrepit do i buzëqeshë fati gjatë muajit maj, muaj në të cilin do të shënojnë edhe rezultatet më të larta në punë. Keni shumë gjëra në mendje, projekte që lidhen me profesionin, por edhe dëshirë për të nisur një jetë të re diku larg, por keni ngecur në një shteg të cilin nuk po e kaloni dot. Mos u shqetësoni, situate është provizori, pasi duke filluar nga qershori do të kanalizoni gjithçka që bluani në mendje. Nëntori është muaj po ashtu i mbarë nëse doni të bëheni me fëmijë.
9.Shigjetari: Për Shigjetarin, muaji më me fat do të jetë nëntori, projektet e menduara prej kohësh do të marrin formë e do të konkretizohen pikërisht në këtë muaj. Vera do të tregohet zemërgjerë me Shijetarin, të cilin e presin aventura dhe eksperienca të reja gjatë korrikut, gushtit dhe gjysmës së parë të shtatorit.