Zbuloni cili është muaji juaj me fat i 2018-ës sipas shenjës së horoskopit

Kuriozitete

4.Gaforrja: Edhe pse numëron më pak ditë se muajt e tjerë, shkurti mund të konsiderohet pa frikë si muaji i artë i Gaforres për këtë vit. Qershori, korriku dhe shtatori do të jenë po ashtu muaj të begatë për të lindurit nën këtë shenjë. Gjatë kësaj periudhe do të gjeni një qetësinë shpirtërore për të cilën keni aq shumë nevojë, si dhe do të sqaroni mosmarrëveshjet me te afërmit.
5.Luani: Luani do të marrë një propozim shumë të rëndësishëm në punë gjatë këtij muaji, i cili do të ndryshojë katërcipërisht vijimësinë e marsit, por jo vetëm. Jeni përballë një zgjedhjeje të vështirë, kështu që jepini vetes kohë (të paktën derin në gjysmën e parë të prillit) për të marrë vendimin që ju takon. Në qershor ju pret një udhëtim emocionues, kurse korriku e gushti do t’ju japin mundësinë të realizoni të gjitha objektivat personale përë këtë vit.

6.Virgjëresha: Edhe pse Virgjëreshat kanë lindur në fundin e gushtit dhe në shtator, kë ta dy muaj nuk do të jenë aspak fatlumë, përkundrazi mund t’ju sjellin shumë probleme në marrëdhënien në çift dhe raportet familjare. Maji është një muaj i mbarë për të gjithë Virgjëreshat, të cilat do të njohin dashurinë e vërtetë gjatë ditëve pranverore ose do të marrin vendimin për të kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre. Në tetor ju presin plane të rëndësishme profesionale, që do të mund të finalizohen deri në fund të vitit.