Ndonëse jemi në gjysmën e parë të muajit mars, përpara nga presin edhe shumë muaj të tjerë deri në përfundimin e një cikli vjetor. Por, e dini vallë se çfarë parashikuar yjet për muajin më të begatë gjatë 2018-ës? Living do t’ju zbulojë më poshtë muajt më me fat për çdo shenjë astrologjike.
1.Dashi: Në qoftë se në urimet që keni marrë për festat e fundvitit keni lexuar vazhdimisht fjalinë ‘’Ju uroj një vit sa më të mbarë’’, konsiderojeni veten me fat sepse viti 2018 është viti i Dashit. Shkurti është muaji që ka sjellë lumturi, harmoni dhe arritje për të gjithë të lindurit nën këtë shenjë, por jo vetëm. Edhe marsi e prilli do të sjellin shumë surpriza, sidomos në dashuri. Dhjetori do të sjellë konkretizimin e shumë projekteve të mëdha.
2.Demi: Marsi ka filluar i mbarë dhe i begatë për të gjithë Demat, të cilët e kanë nisur këtë vit me projekte të reja sidomos në fushën profesionale. Muaji mars nuk ka mbaruar akoma, kështu që përgatituni për surpriza të këndshme si për shembull ndonjë rritje rroge ose në detyrë. Por, nuk mjafton me kaq, qershori gjithashtu do të tregohet zemërgjerë me ju. Një udhëtim me familjen mund të kthehet në një eksperiencë të paharrueshme gjatë këtij muaji.
3.Binjakët: Viti 2018 ka nisur realtivisht i mbarë edhe për shenjën e tretë të horoskopit, të cilët gjatë muajit mars do të mund të realizojnë shumicën e objektivave të tyre personale dhe profesionale. Gjatë majit do të keni një krizë të vogël në çift, por do ta kaloni. Gjatë qershorit dhe korrikut parashikohen udhëtime të shpeshta dhe takime me njerëz të rëndësishëm.