Duhet t’a pranojmë që populli shqiptar është një ndër popujt të cilët kanë më shumë besëtytni dhe i besojnë më shumë ato. Më poshtë keni të renditur një listë me pesë bëstytnitë më të dëgjuara në të gjithë Shqipërinë.
1.Pasqyra e thyer: Të gjithë kemi dëgjuar që nëse shikoheni në një pasqyrë të thyer për 7 vite do të mbesni beqar. Këtë fat të keq, mundohet që çdo individ ta evitojë.
2.Dora: Nuk ka njeri që nuk e ka dëgjuar nga gjyshja e tij, që kur të kruhet dora e majtë, do të marrësh para, ndërsa kur të kruhet e djathta, do të japësh para. Të gjithë i druhen financave, prandaj mundohen ta shmangin.
3.Prerja e thonjve: Nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës. Edhe pse kjo nuk rezulton e vërtetë, të gjithë mundohen ta zbatojnë.
4.Lemza: Në qoftë se të zë lemza gjatë bukës, dikush është duke të kujtuar. Të gjithë ndjejnë një kënaqësi kur dimë që po mendojnë për ne.
5.Thinjat: Dalja e thinjave në moshë të re, sjell fat. Të gjithë ata që kanë thinja mundohen ‘të lavdërohen’ me këtë pjesë.