Zbuloni çfarë tregon shenja e horoskopit për shoqet që keni pranë

Kuriozitete

Pak rëndësi ka nëse jeni fanatikë të miqësive të vjetra apo të hapur për t’u dhënë mundësi shoqërive të reja, shpeshherë janë yjet ato që përcaktojnë karakteristikat tuaja si shoqe.

1.Dashi: Një shoqe Dash është natyrë shumë sociale dhe gjithmonë e gatshme për t’ju ofruar mbështetjen e saj kur keni nevojë.

2.Demi: Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike dhe të palëkundura të zodiakut. Nuk do të tradhtonin kurrë besimin tuaj, qoftë edhe në sprovat më të vështira.

3.Binjakët: Binjakët kanë një rreth të gjere miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.

4.Gaforrja: Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta.

5.Luani: Luani mund të konsiderohet si mbreti ose mbretëresha e dramës, por kur bëhet fjalë për raportet shoqërore është miku/mikesha që çdokush do të donte të kishte.

6.Virgjëresha: Nëse keni ndërmend të lidhni miqësi me një Virgjëreshë, duhet të përballeni me shenjën më perfeksioniste dhe kokëfortë të horoskopit. Por, pavarësisht kësaj ajo është shoqja e vërtetë, e sinqertë dhe që nuk i pëlqen të manipulojë situatat në favorin e saj.

7.Peshorja: Një shoqe Peshore është e matur, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë me mend në kokë.

8.Akrepi: Edhe pse Akrepët mund të duken disi të egër dhe seriozë në pamje të parë, janë miq mjaft besnikë. Janë shumë selektive kur bëhet fjalë për miqësitë e reja, ndoshta edhe për shkak të natyrës së tyre idealiste.

9.Shigjetari: Shigjetari është një shenjë aventuriere dhe e dashuruar pas lirisë, dy karakteristika që i kërkojnë medoemos edhe tek miqtë.

10.Bricjapi: Jeni të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm me ata që i konsideroni miq. Thoni çdo gjë në sy prandaj shumë prej atyre që afrohen mbesin miq përgjithmonë.

11.Ujori: Fati është zemërgjerë me Ujorin pasi ka krah vetes miq të vërtetë që i ka përzemër. Herë pas here mund të ndodhë që të largoheni për pak kohë, por sa herë miqtë kanë nevojë për ndihmë ju jeni të parët që ua ofroni.

12.Peshqit: Peshqit nuk e kanë shumë të lehtë të krijojnë miq, sidomos miq te afërt, por kur kjo ndodh u falin gjithë dashurinë dhe mirësinë që i karakterizon.