Zbuloni arsyen pse 17 korriku është dita botërore e ’emoji’

Kuriozitete

Sot në të gjithë botën festohet dita botërore e emoji, fytyrat me ngjyra që bashkë me tastierën virtuale i japin më shumë ngjyra mesazheve në çat.

Zyrtarisht janë 3,019 emoji, të vendosura në list nga Unicode, e cila merret me standardizimin e piktogrameve në mënyrë që të jenë të dukshme në çdo paijsje dhe çdo sistem operativ. Kjo shifër përfshin sekuenca për ngjyrën e lëkurës, flamujve dhe komponentëve që përdoren për krijimin e flamurit dhe sekuencave të tjera.

Emoji më i përdorur është fytyra që qesh me lot e cila mban vendin e parë në renditje ndërsa fytyra me sytë me zemra të kuqe mban vendin e tretë. Ky klasifikimi bëhet nga universitetet e Miçigan dhe Pekinit, që kanë analizuar 400 milionë mesazhe të dërguara në 4 milionë smartphone në 212 vende.  Megjithatë emoji shkojnë përtej fytyrave që shprehin ndjenja e emocione, pasi përfaqësojnë gjithçka që është pjesë e jetës, që nga moti, ushqimi, sporti, kafshët, makinat. Le të zbulojmë pak pse është vendosur data 17 korrik si dita botërore e emoji. Kjo datë është vendosur sepse gjigandët e teknologjisë si Google, Apple, Samsung etj kanë zgjedhur që në tastjerat e tyre emoji i kalendarit të ketë datën 17. Theksojmë se numri i emoji vazhdon të rritet.