Një labirint qelish është zbuluar në kështjellën Tokat në Turqi, në të cilën mendohet se në një prej tyre është mbajtur peng gjatë shekullit të 15-të edhe Vlad Impaler ose Drakula.
Krahas “burgut të Drakulës”, arkeologët gjithashtu kanë zbuluar një tunel të fshehtë, që çon në një strehë ushtarake përtej kalasë së shkatërruar dhe një tarracë të hapur.
Sipas “Hurriyet Daily News”, kjo kala bashkë me tunelin sekret të zbuluar gjatë restaurimeve, do të jenë së shpejti të hapura për publikun. Tuneli, i njohur si Ceylanyolu, pretendohet se është përdorur nga bijat e një mbreti romak, në mënyrë që të shkonte në vendin e quajtur “Banja Pervane”.
Dy tunele dhe një strehë ushtarake u gjetën në Kalanë Tokat, gjatë punimeve në Turqinë veriore. Puna restauruese në kështjellë nisi në vitin 2009 dhe përfundoi në 2010-ën. Në fund të shtatorit nisi sërish puna mbi të, nga të cilat u bënë të mundur dhe zbulimet e vendeve të fshehta.
Princi Vlad III, i njohur si Drakula, jetoi mes viteve 1431 dhe 1476. Shumica e historianëve thonë se ai ishte mbajtur rob në Rumani, ndërsa shenjat në kështjellë vërtetojnë për të tjerët se, ai ishte mbajtur peng në të në vitet 1462-1474.
Sipas autoriteteve turke, tuneli mund të ketë një gjatësi prej 300-350 metra, ndërkohë që ende po punohet për hapjen e tij.