Zbulohet një specie e re dinozauri

Kuriozitete

dinosauriShkencëtarët amerikanë pretendojnë se kanë identifikuar një specie të re dinozauri, me hundë të stërmadhe.

Fosilet e “Rhinorex Condrupus” (ose Mbreti Hundë) janë zbuluar në vitet ’90, por antropologët asnjëherë nuk mundën që t’i bëjnë bashkë këto pjesë për të kuptuar strukturën e kafshës prehistorike dhe fosilet u vendosën në “Brigham Young University” ku u harruan për vite me radhë.
Së fundmi një grup studiuesish nga Universiteti Shtetëror i Karolinës dhe i Muzeut të Paleontologjisë në Brigham thonë se kanë arritur në përfundimin që bëhet fjalë për një dinosaur të pahasur deri më tani.
Ata thonë se struktura sugjeron se ky dinozaur ka pasur proporcionin më të zhdrejtë mes hundës dhe pjesës tjetër të trupit. Ajo që studiuesit kanë mundur të zbulojnë deri më tani është se “Rhinorex Condrupus” ishte barngrënës.