Shkencëtarët brazilianë kanë zbuluar një proteinë në kafe, e cila ka efekte të ngjashme me lehtësuesin e dhimbjes, morfinën, kanë deklaruar hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Brazilias (UnB) dhe korporatën shtetërore Embrapa.
Shkencëtarët e UnB, kishin zbuluar “fragmente proteinike të panjohura më parë” me efekte të ngjashme me morfinën që zotërojnë cilësi “paksa qetësuese”.
Testet e mëtejshme në minj laboratorikë treguan se peptidet opioide, të cilat janë molekula biologjikisht natyrale, dukej se kishin efekt më të gjatë në minj sesa vetë morfina.
Zbulimi ka “potencial bioteknologjik” për industrinë e ushqimit të shëndetshëm, transmeton koha.net dhe mund të ndihmojë gjithashtu në lehtësimin e stresit edhe tek kafshët.