Nuk zgjati shumë buja e lajmit të publikuar në “New York Magazine”, e 17-0vjeçarit që thuhej se kishte fituar 72 milionë dollarë në bursë. E vërteta në fakt është se Mohammed Islam nuk merret fare me bursën, shkruan CNN.
Shkrimi i gazetares Jessica Pressler shkroi një profil të Islam, të quajtur “Arsye pse duhet dashuruar New York-un”. Historia e 17-vjeçarit ishte një nga më të komentuarat në Facebook. Por, ishte “New York Observer” që të hënën në darkë publikoi një artikull të Islam pranonte se gjithçka ishte e fabrikuar. Vetë gazetarja që shkroi historinë ka reaguar duke thënë se në fakt ajo nuk e kishte shkruar tamam kështu, por shkrimi është ndryshuar. Para zbulimit të së vërtetës mbi këtë histori, “Business Insider” shkroi se 17-vjeçari nuk kishte fare lidhje me bursën.