Zbulohet dieta e ‘Victoria’s Secret’

Kuriozitete

victorias_secret_models_.jpg

Nëse e ndjeni se nuk ka gjë më të vështirë se sa dieta që jeni duke e mbajtur, shikoni se si vepron engjëlli i ‘Victoria’s Secret’, për ta kuptuar se ka dieta edhe më të vështira.

Shou i modës së Victoria’s Secret konsiderohet si kremi i modelimit, ku manekinet më të mira të veshura (apo të zhveshura) për sfilatë, i vendosin krahët e engjëjve dhe pozojnë para kamerave televizive në pistat vezulluese.

Që të përgatiten për pozimin me veshje intime të pakta në një skenë aq masive, modelet duhet të duken më së miri që munden – ndërsa që tani shpjegohet nga burimet e brendshme të Victoria’s Secret se si veterania e Engjëjve, Adriana Lima, vepron për tu dukur aq bukur në një skenë të tillë.

Së pari fillon me ushtrime trupore: “Duke filluar nga gushti, Lima, 30 vjeçare, bënë ushtrime trupore çdo ditë me trajner personal. Për tre javët e fundit, ajo ushtron dy herë në ditë.”
Pastaj vjen “dieta e çmendur”.
Vërejtje: vetëm sasi të vogla të ushqimeve të ngurta përdoren.

Ajo e viziton nutricionistin, i cili e mat masën e saj muskulore të trupit, proporcionin e yndyrave dhe sasinë e ujit të mbajtur në trupin e saj. Ai i përshkruan proteina, vitamina dhe suplemente tjera që ta mbaj nivelin e nevojshëm të energjisë për Adrianën gjatë sesioneve të trajnimeve fizike. Lima e pinë një galon (3.8 litra) ujë në ditë. Për nëntë ditë, para fillimit të shout, ajo prej ushqimit do të konsumoje vetëm lëngje proteinike – “pa ushqime të forta”. Përzierjet e lëngjeve përmbajnë vezë pluhur.

Dy ditë para se të filloi shfaqjen ajo e ndërpret pirjen e ujit prej një galoni në ditë, dhe fillon “të pijë ujë normalisht”. Pastaj 12 orë para show-t ajo ndërpret në mënyrë të plotë pirjen e ujit.

Pra, pa ushqime të ngurta dhe të lëngëta… prandaj është çudi se si vajzat me krah të engjëjve nuk alivanosen në pistën e modës! /Telegrafi/

adriana-lima-victoria-s-secret-january-2014_12.jpg