Zbulo veten në shkretëtirën që do të zgjedhësh…Raporti me të tjerët dhe tiparet e personalitetit

Kuriozitete

shkreterian

Shkretëtira mund të thotë shumë për ty…megjithëse në thelb janë të njëjta, imazhet ndryshojnë nga njëra tjetra. Pikërisht detajet e vogla që të bëjnë të zgjedhësh një foto dhe jo një tjetër, të diferencojnë nga të tjerët…Zbulo veten…

Shkretëtira 1
Rezulton të kesh një personalitet të vendosur; je njeriu tipik që sapo merr një vendim reagon menjëherë, pa i zvarritur gjërat. Je social dhe nuk heq dot dorë nga bota.

Shkretëtira 2
Je njeri i rezveruar megjithatë edhe ti je i vendosur. Nuk pëlqen t’i ndash të gjitha mendimet e tua me të tjerët edhe pse je pak i ndrojtur. Kur je me të tjerët nuk do të biesh në sy duke rrezikuar të interpretohesh si njeri pak social.

Shkretëtira 3
Forca jote e vërtetë është qetësia…I çon përpara programet e planet e tua qoftë në jetën private qoftë në atë profesionale. Vështirësitë nuk të ulin rritmin, përkundrazi, të nxisin të bëhesh edhe më e guximshme.

Shkretëtira 4
Ti nuk përdor asnjë maskë, je njeri autentik. Arrin të jesh vetvetja në çdo situatë, qoftë të mirë a të keqe. Spontaniteti në raportet e tua është tipari më karakteristik që të dallon nga të tjerët.

Shkretëtira 5
Je njeri energjik, krenar dhe i guximshëm. Janë të pakët njerëzit që mund të të trembin. Di ta përballosh jetën me durim por edhe me përpjekje të vazhdueshme.

Shkretëtira 6
Bëhet fjalë për një njeri shumë të ndjeshëm. Të gjithë të duan e të kërkojnë; miqtë nuk mund të bëjnë pa ty dhe këshillat e tua të çmuara. Je i gatshëm të ndihmosh tjetrin në çdo rrethanë e me çdo kusht, duke harruar edhe veten tënde. /LIVING