SELVIA, besnikëria
Kush lind nën këtë shenjë ka një talent të vecantë: përshtatshmërinë. Në fakt bëhet fjalë për persona në gjendje të marrin pozitivisht atë që u ofron jeta. Janë njerëz të kënaqur dhe optimistë që megjithatë aspirtojnë për paranë dhe shpërblimin. Urrejnë vetminë, janë shumë të dashur, dhe në jetë janë shokë pasionantë. I vetmi defekt: ndryshojnë lehtësisht.
ARRA, pasioni
Të lindurit nën këtë pemë janë persona pasionantë dhe të pamëshirshëm. Shpesh herë janë egoistë dhe agresivë, në gjendje për marëdhënie të papritura, spontane, por të nxitura prej ambicieve pa kufi. Arra ka horizonte të gjerë por për nga natyra janë dhe pak fleksibël. Në dashuri, personat e lindur nën shenjën e arrës janë shokë të vështirë, shumë xhelozë por pasionantë dhe nuk pranojnë kompromise.
ULLIRI, urtësia
Personat e lindur nën ndikimin e kësaj peme dashurojnë diellin, janë njerëz solarë dhe të hapur, që urrejnë agresivitetin dhe cdo lloj dhune. Kush lind nën shenjën e Ullirit është tolerant dhe i qetë, ka një sens të zhvilluar të drejtësisë. Të ndjeshëm në dashuri, nuk njohin xhelozi ekstreme.
PISHA, vecantia
Kush lind nën këtë shenjë shtë shumë i dashur dhe për këtë arsye ndonjëherë ka vështirë të lëshohet me ata që i njeh pak. Dashurohet kollaj, por pasioni është jetëshkurtër, dorëzohet lehtësisht dhe shpesh herë arrin në konkluzione të shpejtë. Janë persona shumë aktivë, të natyrshëm, spontanë dhe me karakter praktik.
LISI, forca
SHELGU, melankolia
Ata që lindin nën shenjën e shelgut janë njerëz të bukur por melankolikë, tërheqës dhe shumë të dashur; dashurojnë gjërat e shkëlqyeshme dhe janë me shije; pëlqejnë të udhëtojnë, janë ëndërrimtarë. janë kapricozë, por të ndershëm. Janë shpesh herë subjekt i vuajtjeve në dashuri, por nëse gjejnë një shok të denjë për besim, i jepen tërësisht.
FIKU, ndjeshmëria
Të lindurit nën këtë pemë janë shumë të fortë dhe kanë një lëvizshmëri të madhe. Janë njerëz të guximshëm që nuk humbasin në kontradikta dhe diskutime. Në qendër të botës së tyre kanë familjen dhe dashurojnë fëmijët dhe kafshët. Kanë një talent jo të vogël praktik. /bota.al