Zbulo cila pemë i përket ditës tënde të lindjes dhe gjithë tiparet e tua sipas simbolit të jetës

Kuriozitete

sosna derevo listya vetki krona

PLEPI, pasiguri
Kush është i lidhur me pemën e Plepit ka një sens të fortë të estetikës, nuk është i sigurtë tek vetvetja dhe është kurajoz vetëm në rast “nevoje”. Kjo tipologji personi kërkon mjedise të pëlqyeshëm për t’u ndjerë rehat. Pasiguria natyrale e bën selektiv dhe shpesh herë vetmitar. Por personi i lindur nën shenjën e Plepit është i apasionuar dhe me një prirje të spikatur artistike. Plepi trgon stabilitet, prandaj kush lind nën hijen e tij është person i besuar në cdo situatë dhe i merr shumë seriozisht marrëdhëniet.
MESHTEKNA, frymëzim
Kush lind nën shenjën e mështeknës është person i gjallë, i apasionuar, ambicioz, i dashur e miqësor, jo i shtirur, modest dhe larg prej teprimeve. Elegantë nga natyra, kush lind në këtë shenjë urren vulgaritetin në të gjithë format e tij. “Mështeknat” kërkojnë qetësinë dhe kontaktin me natyrën, aty ku mund të shprehin më mirë imagjinatën e tyre.
BREDHI, misteri
Të lindurit nën bredhin janë njerëz me shije që vlerësojnë bukurinë. Bëhet fjalë përgjithësisht për personalitete të pasur në talente por të sofistikuar, tejet dinjitozë dhe me temperament kokëfortë. Janë përgjithësisht modestë, dhe eklektikë. Për ta nuk ka gjëra të mesme: o i do, o i urren. Në miqësi janë shumë të besuar, gjë që i bën të kenë shumë njerëz rreth tyre.
PANJA, mendje e hapur
Të lindurit nën këtë pemë, i respektojnë shumë të tjerët, plot me imagjinatë dhe origjinalitet. Të ndrojtur e të rezervuar, dinë të shfrytëzojnë shanset dhe kanë gjithmonë etje për eksperienca të reja. Shpesh vuajnë nga nervozizmi, që shpjegohet nga kompleksiteti i karaktereve të lindur nën hijen e kësaj peme. Të lindurit në shenjën e Panjës kanë kujtesë të mirë dhe inteligjencë të shpejtë, në fakt mësojnë shumë shpejt. Por shpesh, u duhet të përballen me një jetë dashurore shumë të ndërlikuar.
LAJTHIA, e jashtëzakonshmja
Të lindurit nën këtë pemë janë shumë tërheqës dhe dinë si t’u lënë përshtypje njerëzve dhe të jenë popullorë. “Lajthitë” janë shumë kuptues dhe tolerantë, të frymëzuar nga një sens i gjallë ndershmërie dhe drejtësie, gjë që i bën shpesh herë aktivë në luftën për kauzat sociale. Me temperament të fortë, të lindurit nën lajthinë në dashuri janë shpesh kapriciozë.