Për të gjithë ata të cilët kanë frikë dentistin, apo thjesht nuk duan të dëmtojnë dhëmbët e tyre me metodat e ndryshme të zbardhjeve, ka një zgjidhje mjaft praktike. Gjithçka ju duhet, janë dy përbërës që çdokush i ka në shtëpi.
Merrni pastë dhëmbësh dhe pak sodë buke, vendosini ato në një letër alumini dhe përziejini bashkë. Letrën mbështilleni në dhëmbe dhe mbajeni 7-8 minuta. Pasi ta hiqni, lani gojën dhe admironi buzëqeshjen tuaj të bardhë.