Ai ishte një nga animatorët më origjinalë, një nga më të talentuarit, dhe një nga artistët më të dashur të Disney Studio !
Ward Kimball ishte një nga animatorët më originalë, një nga më të talentuarit, dhe një nga artistët më të dashur të Disney Studio.
Ward Kimball kishte punuar në krijimin e personazheve të ndryshme tashmë klasike në filmat e animuar “Pinokio”, “Dumbo”, “Hirushja”, “Liza në botën e çudirave” etj
Animacioni dhe ilustrimi ishte diçka shumë e natyrshme për Kimball, saqë Walt Disney në librin e tij “Historia e Walt Disney” kishte quajtur Ward Kimball një gjeni të papërsëritshëm. Ai ishte vazhdimisht në kërkim të gjërave unike dhe jokomformiste.
Karriera e Kimball si animator dhe regjisor në filmat fitues të cmimeve si në Disney në mes të 1930 dhe 1970 është legjendare, me filmat si: Toot, Whistle, Plunk and Boom.
Historiani Amid Amidi, duke përdorur punë të pa parë më herët, pamje filmike të arkivës së Kimball, dhe biografinë që ai shkroi, “Jeta dhe Arti i Ward Kimball” do të ketë një prezantim të veçantë dhe interaktiv me publikun në Kinemanë Jusuf Gërvalla në Pejë, sot nga ora 14:00, për gjeniun e animacionit Ward Kimball.