Vetëm 7 gra në botë mund të vishen me të bardha përpara Papës

Kuriozitete

Pak kush është në dijeni që  kur takon Papën ekziston një kod i caktuar veshjeje.

Njësoj si në të gjitha kishat katolike, shpatullat duhet të jenë të mbuluara dhe fundi asnjëherë mbi gju. Edhe për meshkujt ekzistojnë disa rregulla për t’u zbatuar por asnjëra nuk është aq e veçantë sa moslejimi i ngjyrës së bardhë, për femrat.

Kohët e fundit, Papa Françesku po përpiqet që ta modernizojë kishën, ta bëjë figuriën e jezusit ‘humane’, të jetë më afër njerëzve. Mirëpo, disa gjëra nuk ka mundur t’i ndryshoj dhe një prej tyre është moslejimi i veshjes së bardhë të grave përpara tij.

Nga e gjithë bota, vetë 7 gra mund të vishen me këtë ngjyrë kur e takojnë. Përjashtimet janë: Princesha Charlene e Monacos; Mbretëresha Sofia e Spanjës, mbretëresha Matilde e Belgjikës; Dukesha Maria Teresa e Luksemburgut, mbretëresha Paola e Belgjikës; princesha Marina e Napolit.