Në këtë artikull do të flasim për gjithë gjërat që s’duhen bërë ose frazat që nuk duhen thënë në prani të një personi që i përket shenjës zodiakale të Ujorit.
Çdokush prej nesh ka disa gjëra që e bezdisin më shumë se të tjerat. Nëse doni të bëni për vete dhe të keni marrëdhënie të mira me një person të shenjës së Ujorit, do të bënit mirë t’i lexonit këshillat më poshtë.
Të gjitha gjërat që nuk duhen thënë ose bërë në prani të një personi të shenjës Ujor
‘Po më dëgjon apo jo?’ Këtë frazë , ujorët nuk e durojnë dot. Ndonjëherë duket se janë në botën e tyre, por qëndroni të qetë sepse e dinë se për çfarë po flisni.
Për të mos folur pastaj për kritikat pa e njohur dikë. Ujori e ka si moto jete këtë! Nuk di gjë për jetën e dikujt? Atëherë mos fol!
Duhet të bëni kujdes të mos limitoni kreativitetin dhe origjinalitetin e Ujorit. Bëhet fjalë për një shenjë zodiakale shumë të kujdesshme që nuk pyet shumë për idetë e të tjerëve dhe e ka origjinalitetin çështje jetë a vdekje.
Personat e kësaj shenje adhurojnë të udhëtojnë. Në fakt, kush nuk do të udhëtojë? Por për ta është vërtet një nevojë. Nuk duhet t’u ndaloni ose t’u kërkoni të anulojnë udhëtimet në momentin e fundit.
Kujdes edhe me tematikat gjatë bisedave. Personave të kësaj shenje u pëlqen shumë të flasin, por vetëm nëse tema është interesante. Përpiquni të mos flisni për gjëra pa domethënie sepse rrezikoni të humbni menjëherë vëmendjen e tyre.
Së fundi, përpiquni të mos organizoni gjëra që shkojnë kundër me programin e tij. Një person i shenjës së ujorit e ka shumë për zemër organzimin dhe do që edhe të tjerët ta bëjnë këtë.
Pra, për të qëlluar në shenjë me një Ujor, ka shumë pak rregulla. Mos i vendosni fre origjinalitetit të tyre dhe përpiquni të jeni sa më interesantë të jetë e mundur.