Mezi ju zë gjumi, çoheni disa herë natën dhe nuk ndiheni mirë? Ja disa gjeste që do ju ndihmojnë të keni një natë të qetë.Pini qumësht të ngrohtë në darkë
Për shkak të efekteve qetësuese fale typtophani-it që përmban, qumështi ju ndihmon të bëni një gjumë të mirë. Mund t’i shtoni edhe një lugë mjaltë.
Pini çaj bimor
Të njohura për vlerat e tyre qetësuese këto lloje çajërash parandalojnë zgjimin e parakohshëm dhe me humor të keq.
Para se të flini merruni me diçka tjetër më parë
Mos u hidhni menjëherë ne krevat për te fjetur, por harxhoni 30 minuta kohe duke u marrë me diçka. Mund të lexoni një libër apo të shihni diçka në televizor. Në këtë mënyrë do ju zërë gjumi më lehtë.
Bëni dush me ujë të ngrohtë
Nuk ka gjë më të mire sesa një dush me ujë të ngrohte para gjumit. Ai do ju çlodhë dhe sytë do ju mbyllen me lehtësisht.
Thithni aromën e livandës
Livanda njihet për vetinë qetësuese dhe relaksuese. Hidhni pak aromë nëpër jastëkë ose përdoreni për masazhe trupore vajin e kësaj bime. Do flini në qetësi të plotë.