Pasditen e vonë të 15 dhjetorit, Venusi braktisi shenjën e Akrepit ku vuan për shkak të largimit të tij, për të kaluar tek Shigjetari, ku gjendet më mirë. Pse? Sepse këtu Venusi mund t’i japë hapësirë energjisë së tij pushtuese, mund të joshet lirisht, duke përqafuar ndjenja e qëllime fisnike dhe jo ndjesi të rënda.
Efekte tepër pozitive në çift ky kalim do t’i japë tek shenja e Dashit, Luanit dhe Shigjetarit që do të festojnë edhe fundin e pozicionit të Venusit në kënd 60 gradë me Saturnin. Një Venus ky që do të bëjë të lumtur edhe shenjat si Demi, Peshorja, Luani dhe Ujori që nuk po e përjetonin mirë këtë debulesë venusiane.
Por do të ketë edhe shenja si Binjakët, Peshqit ose Virgjëresha që nuk do t’i përballojnë dhe aq lehtë premtimet e Venusit, do t’ju ngushtohen hapësirat dhe koha e dedikuar harmonisë dhe kënaqësisë.
Bricjapi lë mënjanë angazhimet praktike dhe heq dorë nga një fantazi që i është fiksuar së fundi, kurse Gaforrja do të përfitojë nga ky ajër i lehtë përreth për t’iu dedikuar gjërave të vogla.