Planeti Tokë është shtëpi për shumë vende të mrekullueshme, vende që duket sikur sfidojnë aftësitë teknologjike të kohës, sepse ose janë shumë të mëdha, ose shumë të rënda ose shumë komplekse. Kjo është edhe arsyeja se përse disa besojnë se ndërtues të lashtë si ata që krijuan piramidat e Egjiptit, ndiqnin një manual jashtëtokësorë. Ndoshta, sipas tyre, duart që ndërtuan këto objekte nuk ishin nga kjo botë.Ja për cilat vende bëhet fjalë!
Sacsayhuamán – E ndërtuar me gurë të mëdhenj ajo duket si një pazël gjigand. Disa besojnë se Sacsayhuamán mund të jetë ndërtuar nga një civilizim i lashtë që u ndihmua nga jashtëtokësorët.
Linjat Nasca – Në një pllajë të lartë dhe të thatë rreth 200 milje në juglindje të Limës, më shumë se 800 linja grafike të drejta janë të vizatuara në shkretëtirën peruviane. Ato formojnë rreth 300 forma gjeometrike dhe figurat e 70 kafshëve, përfshirë një merimangë e majmun.Për shkak të saktësisë sesi janë ndërtuar dhe hapësirës që zënë, shumë besojnë se ato kanë ardhur nga dora e alienëve.
Piramidat e Egjiptit – Jashtë Kajros, në Gizë, piramidat e famshme të Egjiptit shfaqen në mes të shkretëtirës. Të ndërtuara më shumë se 4500 vite më parë, ato ishin varret monumentale të mbretëreshave dhe faraonëve të lashtë. Por si i ndërtuan egjiptianët këto piramida, një gur i së cilës peshon të paktën 2 ton? Misteri ende nuk është zgjidhur!
Ishulli i Pashkëve – Enigma që rrethon moia, figurat e mëdha prej guri në Ishullin e Pashkëve në Kili vijon të ngjallë teori nga më të ndryshmet. Si ia dolën Rapa Nui të krijojnë këto figura më shumë se 1 mijë vite më parë dhe si përfunduan në këtë vend? Të gdhendura nga guri, 900 figurat njerëzore peshojnë rreth 14 ton.
Fytyra në Mars – Një ditë njerëzit do të kenë mundësinë që të vizitojnë Marsin, e me këtë rast të shohin nga afër edhe këtë fytyrë. E zbuluar për herë të parë nga sonda Viking 1 në 1976 –ën, ajo është rreth 3 kilometra e gjatë dhe ndodhet në rajonin e quajtur Cydonia. Në 2001, Nasa e analizoi këtë fytyrë duke përdorur një kamera me rezolucion të lartë dhe dalloi se në fakt nuk kemi të bëjmë me fytyrë, por një tjetër masë toke, të zakonshme në sipërfaqen e planetit të kuq.